Ajo gjithmonë arrin të marrë vëmendjen sa herë që del jashtë.
Dhe Bebe Rexha siguroi që të gjithë sytë të ishin drejt saj, ndërsa u paraqit me një kostum të lëkure në Beverly Hills të enjten, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 31 vjeçare, u pa e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Keyan Safyari, 37 vjeç, ndërsa mbërriti në ahengun intim, për të festuar publikimin e albumit të saj më të ri “Better Mistakes”.
Bebe Rexha dukej plot besim ndërsa ecte përgjatë trotuarit në veshjen e saj të egër, duke u siguruar që të punonte në të gjitha këndet, ndërsa pozonte para kamerave.
Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë, e cila karakterizohej me një zbukurim të bardhë rreth jakës dhe xhepave, me një palë pantallona lëkure të ngushta.
Duke mos harruar aksesorët e saj, ylli mbante me vete një çantë të vogël dhe kishte vendosur disa syze dielli katrore me stil.
Bukuroshja bionde i la flokët e saj të lirshmne të valëviteshin pas shpatullave të saj.
Keyan gjithashtu ishte i veshur me një kostum të zi shumë elegant, ndërsa shoqëronte të dashurën e tij në ndejë.
Producenti dhe regjisori përfundoi pamjen e tij me një këmishë të bardhë, që kombinohej mjaft bukur me kostumin e tij.
Gjithashtu, në mbrëmjen e publikimit të albumit të saj, këngëtarja Rexha u pa e shoqëruar edhe nga nën e saj, Bukurija, e cila dukej se ishte në humor të mirë, ndërsa ajo qeshte dhe bënte shaka me vajzën e saj.
Bukurija gjithashtu vuri në pah linjat e saj ttrupore, e veshur me një palë xhinse të ngushta një bluzë prej mëndafshi elegant, të kombinuar me një xhaketë sportive.
Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj një paraqitje të shkurtër nga mbrëmja në InstaStory, duke inkurajuar fansat të bashkoheshin me të ndërsa po shkonte live në YouTube për të publikuar muzikën e saj të re.
Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Bebe Rexha u tregua e hapur në lidhje me seksualitetin e saj ‘të rrjedhshëm’ dhe ka ngacmuar publikun duke thënë se kishte një romancë të fshehtë me një të famshme femër pa emër në një intervistë të re.
“Ajo që unë besoj në lidhje me seksualitetin është kjo: është një dozë”, i tha Bebe Rexh revistës GayTimes në një artikull të botuar të mërkurën.
“A kam dalë më parë me vajza? Po. A kam dalë me vajza? Po, kam dhe atë me të famshme, por nuk po i përmend. Edhe pse njerëzit do të jetonin për të – jo!”, shtoi krijuesja e shumë hiteve.
Vitin e kaluar, Bebe e përcaktoi veten si ‘fluide’ në një intervistë të veçantë, duke thënë: “Unë thjesht dua të gjej dikë që dua dhe që më do – dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë”.
Këngëtarja shqiptaro-amerikane hapi polemika në vitin 2018, kur ajo bashkëpunoi në këngën “Girls” të Rita Orës së bashku me artistet Charli XCX dhe Cardi B – e cila u kritikua për përshkrimet e saj “të shurdhra” të tërheqjes së të njëjtit seks.
Teksti i këngës dukej se po i referohej biseksualitetit të Ritës, me tekste ku citohet: “Unë jam 50-50 dhe nuk do ta fsheh kurrë”, ndërsa refreni paraqet frazën: “Verë e kuqe, dua vetëm të puth vajzat”.
Në vargun e Cardi B, reperja thotë: “Unë mund të jem buzëkuqi juaj vetëm për një natë”.
Për pjesën e Bebes, ajo këndon: “Ti e di që unë e zbuta atë, dhe pastaj e vendosa emrin e tij / unë e vendosa luanin në kafaz dhe pastaj u shtriva me të tërë natën (gjithë natën)”.
Këngëtarja amerikane Hayley Kiyoko, e cila është lezbike, aso kohe kritikoi këngën “Girls” duke shkruar: “Një këngë si kjo thjesht nxit vështrimin mashkullor ndërsa margjinalizon idenë e grave që i duan gratë … Unë nuk kam nevojë të pi verë për të puthur vajza; Unë i kam dashur gratë tërë jetën time”.
Hayley vazhdoi duke thënë se kënga, e cila u fut në top listat e pop-it, ‘nënçmon dhe zhvlerëson ndjenjat shumë të pastra të një komuniteti të tërë’.
Ndërsa Cardi B dhe Rita kërkuan falje për çdo shkelje të shkaktuar, Bebe Rexha shkoi në drejtim tjetër, duke i thënë ‘Entertainment Weekly’ në atë kohë: “Jeta ime seksuale nuk është punë e askujt”.
Këngëtarja shtoi: “Por ne jemi duke kënduar një këngë në lidhje me puthjen e vajzave dhe kjo mbetet e vërtetë për atë që jam. Është jeta që unë jetoj dhe është e sinqertë për mua”.
Bebe Rexha gjithashtu mohoi nocionin se kënga po përpiqej të gjykonte polemikat në mënyrë që të gjeneronte një hit për Ritën, duke thënë: “Kjo do të ishte shumë e bukur. Dhe unë do të pajtohem me faktin se nga vijnë kritikët [në atë rast]. Të gjithë mund të kenë mendimin e tyre”.
Ajo u mbrojt më tej duke thënë: “Unë kam puthur vajza, e dini se çfarë dua të them? Dhe nuk e bëj sepse është argëtim ose çfarëdo tjetër. A duhet të jesh plotësisht lezbike për të nxjerrë një këngë në lidhje me puthjen e vajzave? Po sikur të jeni biseksuale? A nuk është pika e të qenit mbështetëse e komunitetit LGBTI që ju mund të doni kë të doni dhe gjithçka është e rrjedhshme dhe jo-gjykuese?”.
“Girls” pritej të ishin një hit i madh për Rita Orën, megjithëse kjo këngë nuk mund të hynte as në top 100 të Billboard.
Sidoqoftë, kënga arriti kulmin duke u renditur e treta në top-listën e “Bubbling Under Hot 100 Singles”, dhe arriti të renditej e 22-ta në Mbretërinë e bashkuar, dhe e para në Belgjikë dhe Poloni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj