LAJMI I FUNDIT:

Ku do të ulët raketa kineze: Ekspertët zvogëluan zonën dhe kohën e caktuar që mund të godasë Tokën

Ku do të ulët raketa kineze: Ekspertët zvogëluan zonën dhe kohën e caktuar që mund të godasë Tokën

Në parashikimin e tyre të fundit, shkencëtarët parashikuan rikthimin e trupit të raketës për këtë të diel në 3:46 (GMT)

Ekspertët nga Aerospace Corporation dhanë parashikimin e tyre të fundit dhe dhanë zonën në të cilën raketa kineze e pakontrolluar mund të godiste tokën këtë të diel.

LIVE: Raketa kineze jashtë kontrollit po i afrohet Tokës dhe nuk dihet ende se ku do të bjerë
Lexo po ashtu LIVE: Raketa kineze jashtë kontrollit po i afrohet Tokës dhe nuk dihet ende se ku do të bjerë

Raketa Long March 5B u përdor javën e kaluar nga Kina për të lëshuar një nga modulet e stacionit të saj të ardhshëm hapësinor në hapësirë, dhe pritet që gjatë fundjavës të godasë atmosferën e Tokës, e cila ka shkaktuar shqetësim në lidhje me atë se ku do të bije kjo raketë në Tokë.


Sipas parashikimit të fundit të bërë nga The Aerospace Corporation, ri-hyrja e trupit të raketës do të bëhej të dielën në 3:46 (GMT) , megjithëse me një mundësi gabimi 16-orëshe, transmeton Telegrafi.

Faqja Space-Track.org, e cila siguron të dhëna kritike të ndërgjegjësimit të situatës hapësinore për bashkësinë globale të hapësirës, ​​arriti në përfundimin, përmes llogarive matematikore, se mundësia e raketës në afërsi të një zone të populluar është “vërtetë e vogël”. “Ne kemi llogaritur që ekziston një probabilitet prej 1 në 196.9 milionë (ose 0.000000005%) që ajo të bjerë brenda një kilometri kudo në Tokë. Ju lutemi qëndroni të qetë dhe vazhdoni përpara”, postoi organizata në llogarinë e saj në Twitter.

“Ka më shumë të ngjarë të kafshoheni nga një peshkaqen sesa të goditeni nga kjo raketë”, vazhdoi tutje shkrimi në Twitter.

Nga ana e tij, Shërbimi i Mbikëqyrjes dhe Ndjekjes së Hapësirës së Bashkimit Evropian (EUSST), i cili monitoron raketën kineze jashtë kontrollit, e sheh të pamundur që mbetjet e tij të bien në zonat e populluara të Tokës.

Për disa ditë, ky konsorcium ndërkombëtar, i cili përfshin disa agjenci hapësinore dhe organe publike nga shumë vende evropiane, ka monitoruar kthimin në atmosferën e Tokës të objektit gjigant hapësinor kinez, i cili ka një masë të vlerësuar midis 17 dhe 21 tonë dhe një madhësi prej rreth 20 metra, dhe ai ka vërejtur se këto dimensione e bëjnë atë një nga copat më të mëdha që është kthyer ndonjëherë në Tokë dhe për këtë arsye “meriton me mjaft kujdes”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Evropa
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori