LAJMI I FUNDIT:

Kurti pranon letër urimi nga Michel: Pres përparim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së

Kurti pranon letër urimi nga Michel: Pres përparim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë urime nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel me rastin e marrjes së detyrës së kreut të Qeverisë.

Ruajtja e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor është prioritet dhe ne kemi interes të përbashkët të shohim Kosovën të përparojë më shpejtë në rrugën e saj evropiane, thuhet në letër urimin e Michel.

Bashkimi Evropian ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbje ekonomike dhe integrim të rajonit, veçanërisht në luftimin e pandemisë COVID-19 dhe nëpërmjet Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të miratuar në tetor të vitit 2020, vazhdon letër urimi.


Presidenti Michel shkruan se me solidaritet dhe bashkëpunim, ekonomitë dhe shoqëritë tona do të rimarrin veten më shpejtë nga pandemia dhe se mezi pret të punojë bashkë me kryeministrin Kurti në përparimin e marrëdhënieve në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës.