LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 19-vjeçari në Pejë, i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë

Arrestohen 19-vjeçari në Pejë, i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 14:00 një person, i cili dyshohet për veprën penale vrasje në tentativë.

Sipas komunikatës për medie, i njëjti dyshohet për një vepër e cila ndodhi më datë 24 mars 2021 rreth orës 22:20, kur policia është informuar për rastin, i cili ka ndodhur në rrugën “ Papa Klimenti” në Pejë.

“Policia menjëherë kishte dalë ne vendngjarje, ku aty ka takuar viktimën dhe dëshmitarin dhe sipas tyre viktima pasi kishte dalur nga vetura për tu sqaruar me të dyshuarin pas një zënkë të çastit i dyshuari pa pritmas kishte shtënë me armë zjarri në të duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.


Sipas të njëjtës komunikatë “Viktima është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga aty i njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”.

“Pas një pune intensive të Policisë sot me datë 06.05.2021 rreth orës 14:00, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari (L.L. i lindur me 2002) i cili ishte në arrati si dhe është konfiskuar arma me te cilën dyshohet se është kryer vepra. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori