KEDS është duke realizuar një projekt madhor në qendrën historike të qytetit të Prizrenit. Atje, komplet rrjeti elektrik, po vendoset nën tokë.
Kjo do të mundësojë që qytetit të vjetër të Prizrenit t’i kthehet pamja e merituar, pasi me dhjetëra shtylla do të largohen përfundimisht nga atje, së bashku me të gjitha kabllot, përfshirë të operatorëve kabllor.
Krahas qendrës, plani investiv parasheh që edhe rrugët përreth zonës turistike e deri tek Kalaja të bëhen me infrastrukturë të re energjetike nëntokësore.
Vlera e këtij investimi që kap shifrën e rreth 600 mijë eurove, krahas futjes së kabllove nëntokë, përfshinë edhe vendosjen e komplet stabilimenteve të reja në dy nënstacione që do të furnizojnë këto zona.
Përmes këtyre investimeve, do të mundësohet ngritje e kapaciteteve e cila do të ofrojë siguri në furnizim të qëndrueshëm dhe kualitativ për konsumatorët.
Se këto investime që po realizohen në qendrën e qytetit janë të mirëpritura, e thotë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
“Këto punime që po zhvillohen në qendrën historike të Prizrenit nga ana e KEDS janë shumë të rëndësishme dhe të njëjtat do të krijojnë një pamje edhe më të bukur për qytetin tonë”, u shpreh ai.
Ndërkaq, drejtori për investime në KEDS, Hasan Oz thekson se ky është vetëm fillimi i investimeve të mëdha në rrjet në Prizren.
“Ne besojmë se të gjitha vendet historike në Kosovë duhet të kenë rrjetin e rinovuar dhe tani koha është për Shadervanin e Prizrenit. Ky është hapi i parë i investimeve të mëdha në Prizren që do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme”, tha Oz.
Investimet e KEDS në rrjet nëntokësorë janë duke vazhduar me intensitet të lartë edhe në qendra tjera të Kosovës, ku brenda një të ardhme të shkurtër, parashihet që të gjitha qendrat e qyteteve te përfitojnë nga investime të tilla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje