LAJMI I FUNDIT:

Tmerrohet vajza, tmerrohet e ëma – ndërsa peshkaqeni po “sillej vërdallë” vogëlushes, në një plazh në Havai

Tmerrohet vajza, tmerrohet e ëma – ndërsa peshkaqeni po “sillej vërdallë” vogëlushes, në një plazh në Havai

Ky është momenti kur një vajzë gjashtë vjeçare vrapoi për të shpëtuar nga më e keqja pasi u gjend tepër afër një peshkaqeni, vetëm disa metra nga bregu i një plazhi Havai.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anela Rezentes ishte duke u spërkatur në ujin e cekët dhe duke kërcyer mbi disa dallgë, ndërsa vizitonte Plazhin Kalama të Oahu të dielën, kur peshkaqeni filloi të sillej rreth saj.


E reja u filmua me një shprehje të tmerruar në fytyrë ndërsa filloi të dilte nga uji drejt mamasë së saj Sheri Gouveia, e cila po filmonte vajzën e saj në plazh dhe nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte.

Për fat të mirë, ajo ishte në gjendje të dilte nga uji pa u lënduar, dhe u pa duke kapur syzet e saj ndërsa vraponte.

“Në kohën kur ajo doli nga uji, ajo ishte histerike”, tha Gouveia.

Ekspertët thonë se peshkaqeni në video ka të ngjarë të ishte një peshkaqen “Blacktip”, i cili ushqehet me “peshqit karrem”.

Nuk është e pazakontë që ata të notojnë në ujëra të cekëta, veçanërisht kur moti fillon të nxehet dhe peshqit e tillë fillojnë të migrojnë.

Sidoqoftë, nuk kishte gjasa që peshkaqeni të synonte Rezentes, thanë ekspertët. Ata janë përgjithësisht të ndrojtur rreth njerëzve, por mund të sillen në mënyrë agresive nëse bien në kontakt me njerëzit gjatë “gjuetisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori