LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Dëshmorët na bashkojnë, janë bartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni

Kurti: Dëshmorët na bashkojnë, janë bartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar ditën e dëshmorëve, duke thënë se 5 Maji i bashkon luftëtarët shqiptarë të të gjitha viseve dhe kohëve, që ranë për lirinë tonë të përbashkët.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se dëshmorët janë mbartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni.


“Dëshmorët janë mbartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni. Dhe nuk ka më drejt se t’i mendosh të prehen nën monumentin e Nënës Shqipëri. Nëse historia jonë e përmban dëshminë e tyre, ajo na dëfton prej nga vijmë. Nëse historia shkruhet sipas frymës që themeloi çdo herë akti i tyre, atëherë ne do të dimë sigurisht se kah shkojmë”, shkruan Kurti.

Tutje, ai shtoi se “5 maji i bashkon luftëtarët shqiptarë të të gjitha viseve dhe kohëve, që ranë për lirinë tonë të përbashkët”.

“Dëshmorët na bashkojnë. Detyrën ndaj tyre do ta kemi kryer nëse një pjesë e ëndrrës së tyre gjendet e realizuar gjatë jetëve dhe veprimeve tona”, përfundoi ai. /Telegrafi/