LAJMI I FUNDIT:

Rama tregon nëse Shqipëria do të kërkojë pasaportën e vaksinimit për turistët

Rama tregon nëse Shqipëria do të kërkojë pasaportën e vaksinimit për turistët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht apo pengesë për ata që duan të vijnë për sezon turistik.

Pra çdo turist që do të dojë të kalojë pushimet në shtetin shqiptar, nuk është e domosdoshme pasaporta e vaksinimit.

Rama theksoi se po ndjek procesin e rezervimeve duke thënë se po rriten kërkesat vazhdimisht.


“Shqipëria nuk do të vendosë një kusht apo asnjë pengesë për të gjithë ata që duan të vijnë në Shqipëri për një sezon turistik që siç e kam thënë më parë, duhet të jetë një sezon shumë më i lehtë se sa i shkuari dhe me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e rezervimeve dhe kërkesave që rriten vazhdimisht nga vendet e tjera për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Ne jemi sot në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike, e vaksinave të bëra. Do vazhdojmë me ritëm të lartë me vaksinimin. Objektivi është 1 milion, puna vazhdon intensivisht që Shqipëria të çlirohet nga ky makth i gjatë. Kapaciteti kryesor që ka të bëjë me turizmin, të përdoret sa më shumë këtë vit dhe më pas totalisht vitin e ardhshëm dhe në vijim”, tha Rama./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Lajme
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Kalo në kategori