LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për vrasjen e amerikanit në Beograd

Policia jep detaje për vrasjen e amerikanit në Beograd

Media e Beogradit njoftoi sonte identitetin e amerikanit të vrarë në kryeqytetin e Serbisë, duke deklaruar se ishte Gavin Glim, zhdukja e të cilit u raportua më 1 maj.

Sipas tyre, ai u vra në Beograd natën midis të hënës dhe të martës në Bulburder, në Zvezdari.

Ai u rrah për vdekje gjersa vrasjes i parapriu një fjalosje me serbët që ishte duke u argëtuar, në rrethana ende të papërcaktuara, transmeton Telegrafi.


Sipas informacionit të parë, amerikani ishte nën ndikimin e alkoolit natën e kaluar dhe dëshironte të qëndronte në një hotel në të njëjtën rrugë. Dyshohet se e dëbuan nga hoteli sepse ishte në gjendje alkoolike dhe po grindej me punonjësit.

Ndërkohë, policia serbe ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e shtetasit amerikan. Të dyshuarit akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Lartë Publike.

Gazeta beogradase, nova.rs njoftoi se shtetasi amerikan u vra nga lakmia për vetëm 2,500 dinarë (21 euro) gjersa valixheje e 54-vjeçarit me dokumentet e tija u gjet pranë një bari në kryeqytetin serb

Ndryshe, amerikani erdhi në Beograd në fund të vitit të kaluar, ku jetoi me një vajzë, një qytetare të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori