LAJMI I FUNDIT:

Suveniri i përgjakshëm, surfisti që i mbijetoi sulmit të peshkaqenit mban dhëmbin e tij: Ai nuk do ta merr, ashtu sikur unë këmbën time

Suveniri i përgjakshëm, surfisti që i mbijetoi sulmit të peshkaqenit mban dhëmbin e tij: Ai nuk do ta merr, ashtu sikur unë këmbën time

Një surfist australian i cili mezi i mbijetoi sulmit të peshkaqenit të madh të bardhë, është personi i parë që ka fituar “suvenir”, falë një përjashtimi të ligjit të miratuar në Australi lidhur me mbrojtjen e specieve të rralla – duke i mundësuar të mbajë dhëmbin e peshkaqenit që kishte mbetur i “ngulur” në dërrasën e tij.

Surfisti Chris Blowes humbi njërën këmbë dhe dhjetë ditë i kaloi në koma, pas sulmit në jug të Australisë gjatë vitit 2015, transmeton Telegrafi.

Dhëmbi i peshkaqenit kishte mbetur i varur në dërrasën e tij, por në Australi ndalohet posedimi i çfarëdo pjese të kafshëve të mbrojtura me ligj. Megjithatë, tani ky vend ka bërë një përjashtim duke i mundësuar Blowesit të mbaj si suvenir dhëmbin e peshkaqenit.


Blowes, 32-vjeç, po lundronte kur peshkaqeni 5.5 metra e sulmoi nga pas.

“Ka luajtur me mua. Në fund më këputi këmbën”, ka thënë i riu.

E pasi që dy miqtë e nxorën nga uji, Blowes është dërguar me urgjencë në një spital në Adelaide.

“Zemra më është ndalur dhe nuk tregoja kurrfarë shenje jete”, ka shtuar ai.

E kur policia gjeti dërrasën me të cilën kishte lundruar, në të kishte mbetur i ngulur një dhëmb i peshkaqenit. E bazuar në ligjet në fuqi për kafshët e mbrojtura, Blowes nuk ka mundur të mbajë dhëmbin, pasi që është e kundërligjshme posedimi, shitja apo blerja e çfarëdo pjese e peshkaqenit të bardhë dhe kjo shkelje e ligjit dënohet deri në dy vite burgim dhe një dënim prej 100 mijë dollarë australianë.

https://www.youtube.com/watch?v=JE_Kk1OZE9w

Blowes i kishte pyetur disa herë autoritetet që ta lejojnë ta mbajë dhëmbin, por ishte një politikan lokal që mësoi për rastin e tij – dhe pas intervenimit iu lejua ta mbajë dhëmbin.

“Ka qenë i ngulur në dërrasën time. Kurrë nuk do të mbysja një peshkaqen për shkak të dhëmbëve – por pasi që ajo më mori këmbën, nuk shoh ndonjë arsye pse nuk do të mund të mbaja unë dhëmbin. E dimë që peshkaqenit nuk do t’i kthehet dhëmbi – ashtu sikurse edhe mua këmba”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori