Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila gjatë javës që shkoi për rezultatet e ulëta në arsim, përgjegjës e ka bërë edhe SBASHK-un si përfaqësues të mësimdhënësve, ka deklaruar sot se vlerësimi i mësimdhënësve është proces i mishëruar i punës së mësimdhënësve, që nuk guxon të kufizohet në kohë dhe instrumente. Ajo ka deklaruar se ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve është interes dhe i vet mësimdhënësve dhe është e hapur për bashkëpunim e komunikim me të gjitha palët me interes përfshi dhe SBASHK-un.
Javën që shkoi ministrja Nagavci, paralajmëroi mbajtjen e mësimit plotësues në shkolla, si pasojë e humbjes së orëve mësimore shkaku i pandemisë Covid-19, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga Sindikata e Arsimit.
Madje, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ia ka tërhequr vërejtjen ministres Nagavaci për deklaratat e saj, pasi kjo e fundi akuzoi sindikatat për rezultatet e ulëta në arsim.
Ministrja Nagavci ka thënë sot se “në situatë të pandemisë përkushtimi kryesor i joni vazhdon të jetë sigurimi i shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkollë”.
“Prioritet i përditshëm i Qeverisë është ngritja e cilësisë në mësimdhënie. Në këto rrethana, kur pasojat e pandemisë do të jenë afatgjata në procesin arsimor, debati për testim të mësimdhënëseve është artificial dhe i pabazë”, ka shkruar Nagavci në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Legjislacioni aktual përcakton me saktësi procedurat e vlerësimit të performances së mësimdhënësve në të cilat aktualisht testimi nuk parashihet si mjet vlerësimi. Përkushtimi jonë është në mirë zbatim të legjislacionit por edhe rishikim sistematik të po të njëjtit për të siguruar një proces meritor të vlerësimit të mësimdhënësve. MASHTI mbi të gjitha do të siguroj që kapacitetet profesionale të vlerësuesve nuk janë më të pakta se ato të të vlerësuarve”.
Më tej Nagavci ka thënë se “vlerësimi i mësimdhënësve është proces i mishëruar i punës së mësimdhënësve, që nuk guxon të kufizohet në kohë dhe instrumente. Vlerësimi duhet të nxis për përmirësim, bashkëpunim dhe përkrahje, dhe assesi të perceptohet si kërcënues. Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve është interes dhe i vet mësimdhënësve”.
“Jam e hapur për bashkëpunim e komunikim me të gjitha palët me interes përfshi dhe SBASHK-un, mirëqenia e mësimdhënësve është prioritet i të gjithëve, mirëpo kërkesa nuk bën të kthehet në kërcënim të vazhdueshëm sindikal që cenon mësimdhënien dhe mësimnxënien, këtë nuk e lejojmë për askënd”.
“Falënderoj të gjithë mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollave, administruesit, si dhe përfaqësues të DKA-ve për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Ju inkurajoj dhe ftoj për angazhim të përbashkët me qëllim të përmirësimit të rezultateve në arsim, në të gjitha nivelet e institucionet. Keni mbështetjen time të pa hezituar për punën që bëni”, ka thënë Nagavci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë