LAJMI I FUNDIT:

Deri tani në Maqedoni janë vaksinuar mbi 76 mijë persona

Deri tani në Maqedoni janë vaksinuar mbi 76 mijë persona

Në Maqedoni deri tani janë vaksinuar 76.937 qytetarë, ndërsa dy doza të vaksinës kanë pranuar 15.334 persona.

Vaksinimi filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë, ndërsa deri tani në Maqedoni ka vaksina “Pfizer”, “AstraZeneca”, “Sputnik V”, dhe vaksinat kineze “Sinofarm”.

Që nga 5 prilli filloi vaksinimi masiv në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, ku krahs punonjëseve shëndetësorë u vaksinuan edhe persona nga popullata kritike.


“Deri më 02.05.2021, me ‘Pfizer/Biontek’ janë vaksinuar 19.858 qytetarë (19.933 me dozën e parë dhe 3.925 me dozën e dytë), me ‘Sputniki V’ janë vaksinuar 34.177 (22.768 me dozën e parë dhe 11.409 me dozën e dytë), me ‘Astra Zeneca’ janë vaksinuar gjithsej 21.949 pacientë dhe me ‘Sinofarm’ janë vaksinuar 953 persona”, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik./Telegrafi/