LAJMI I FUNDIT:

Studiuesit e sigurisë ishin në gjendje të hapnin dyert e një Tesla të parkuar me një dron dhe WiFi

Studiuesit e sigurisë ishin në gjendje të hapnin dyert e një Tesla të parkuar me një dron dhe WiFi

Studiuesit gjermanë të sigurisë ishin në gjendje të hapnin dyert e një Tesla Model X të parkuar me një dron dhe një WiFi.

Ekspertët gjermanë të sigurisë Ralf Philipp Weinmann dhe Benedikt Schmotzle arritën të hakojnë një Tesla Model X nga ajri, raporton Forbes.

Duke përdorur një dron të pajisur me një dongle WiFi, ata hapën dyert e automjetit.


Për këtë qëllim, u shfrytëzua një dobësi në programin Connman, i cili përdoret për konfigurimin e rrjetit të automjeteve, transmeton Telegrafi.

Ata demonstruan mënyrën e hakimit “TBONE”, i cili hap mundësi të reja për hajdutët e veturave, në konferencën e sigurisë CanSecWest javën e kaluar.

Në një video të leksionit ju mund të shihni dyert e Modelit X që hapen nga rreth minuta 36.

Me këtë hakim ata mund të kenë gjithashtu telekomandë të sistemit të infotainment të veturave të parkuara, thanë dy ekspertët e sigurisë.

“Ju mund të bëni gjithçka që shoferi mund të bëjë kur shtyp butonat e ndryshëm në tastierë”, thanë Weinmann dhe Schmotzle në një transmetim. Sidoqoftë, nuk është e mundur të fitohet kontrolli i një makine në lëvizje. /Telegrafi/