LAJMI I FUNDIT:

Aktori Noel Clarke akuzohet për ngacmime seksuale nga 20 femra

Aktori Noel Clarke akuzohet për ngacmime seksuale nga 20 femra
Noel Clarke (Foto: Getty Images)

Aktori dhe regjisori britanik, Noel Clarke, tha të premten se ai do të kërkonte ndihmë profesionale për të ‘ndryshuar në të mirë’, pasi është akuzuar nga 20 femra për ngacmim seksual e po ashtu edhe për bullizëm.

Clarke, i cili luajti në “Doctor Who” dhe krijoi trilogjinë e filmit “Kidulthood”, “Adulthood” dhe “Brotherhood”, mohon të ketë bërë një gjë të tillë.

“Raportet e fundit, megjithatë, ma kanë bërë të qartë se disa nga veprimet e mia kanë prekur njerëzit në mënyra që unë nuk i kisha ndërmend”, tha ai në një deklaratë. “Për ata individë, më vjen keq. Unë do të kërkoj ndihmë profesionale për të edukuar veten dhe për të ndryshuar për mirë”.


Noel Clarke (Foto: AP)

Clarke, 45 vjeç, bëri deklaratën një ditë pasi The Guardian publikoi tekstin për akuzat që bënë 20 gra për sjellje seksuale, sjellje të papërshtatshme, ngacmime etj.

The Guardian po ashtu përmendi disa nga gratë.

Noel Clarke (Foto: Getty Images)

Pas akuzave, Akademia e Filmit në Britani pezulloi anëtarësimin e Clarke dhe çmimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm në kinema, dhënë atij në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Magazina
“Jemi krenarë me ty” - familja Jashari mesazh mbështetës për Gjestin në Big Brother

“Jemi krenarë me ty” - familja Jashari mesazh mbështetës për Gjestin në Big Brother

Magazina
Dalin për herë të parë pamjet se si dukej Arbana Osmani nuse

Dalin për herë të parë pamjet se si dukej Arbana Osmani nuse

Magazina
Kalo në kategori