13 përfitimet shëndetësore nga kafeja që me siguri nuk i dinit
Kafeja është një pije mjaft e njohur në të gjithë globin për një numër të madh përfitimesh shëndetësore
Falë niveleve të larta të antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese të dobishme, gjithashtu duket se është mjaft e shëndetshme.
Studimet tregojnë se personat që konsumojnë kafe rrezikohen shumë më pak nga disa sëmundje të rënda.
Këtu janë 13 përfitimet kryesore të kafesë në shëndet, sipas Healthline:
1. Mund të përmirësojë nivelet e energjisë dhe t’ju bëjë më të zgjuar
Kafeina bllokon një neurotransmetues frenues në trurin tuaj, çka shkakton një efekt stimulues. Kjo përmirëson nivelet e energjisë, gjendjen shpirtërore dhe aspekte të ndryshme të funksionit të trurit.
2. Mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin
Disa studime tregojnë se kafeina mund të rrisë djegien e dhjamit dhe gjithashtu ritmin e metabolizmit.
3. Mund të përmirësojë në mënyrë drastike performancën fizike
Kafeina mund të rrisë nivelet e adrenalinës dhe të çlirojë acide yndyrore nga indet tuaja yndyrore. Kjo gjithashtu çon në përmirësime të dukshme në performancën fizike.
4. Përmban lëndë ushqyese thelbësore
Kafeja përmban disa lëndë ushqyese të rëndësishme, përfshirë riboflavin, acid pantotenik, mangan, kalium, magnez dhe niacinë.
5. Mund të ulë rrezikun për diabetin tip 2
Disa studime vëzhguese tregojnë se personat që konsumojnë kafe kanë një rrezik shumë më të ulët të diabetit tip 2, një gjendje e rëndë që prek miliona njerëz në të gjithë botën.
6. Mund t’ju mbrojë nga sëmundja e Alzheimerit dhe Dementia
Personat që pinë kafe kanë një rrezik shumë më të ulët për t’u prekur nga Alzheimer, që është një shkak kryesor i dementias në të gjithë botën.
7. Mund të ulë rrezikun e Parkinsonit
Personat që konsumojnë kafe kanë deri në 60% më pak rrezik për t’u prekur nga sëmundja e Parkinsonit, çrregullimi i dytë më i zakonshëm neurodegjenerator.
8. Mund të mbrojë mëlçinë tuaj
Personat që pinë kafe kanë një rrezik shumë më të ulët të cirrozës, e cila mund të shkaktohet nga disa sëmundje që prekin mëlçinë.
9. Ul rrezikun e depresionit dhe ju bën të ndiheni më të lumtur
Kafeja duket se ul rrezikun e shfaqjes së depresionit dhe mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike rrezikun e vetëvrasjes.
10. Mund të ulë rrezikun e disa llojeve të kancerit
Kanceri i mëlçisë dhe kolorektal janë shkaqet e treta dhe të katërta kryesore të vdekjes nga kanceri në të gjithë botën. Pirësit e kafesë kanë një rrezik më të ulët të prekjes nga këto sëmundje, shkruan Class.
11. Nuk shkakton sëmundje të zemrës dhe mund të ulë rrezikun e goditjes në tru
Kafeja mund të shkaktojë rritje të butë të presionit të gjakut, e cila zakonisht zvogëlohet me kalimin e kohës. Pirësit e kafesë nuk kanë një rrezik në rritje të sëmundjes së zemrës dhe kanë një rrezik pak më të ulët të goditjes në tru.
12. Mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë
Disa studime tregojnë se pirësit e kafesë jetojnë më gjatë dhe kanë një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme.
13. Burimi më i madh i antioksidantëve në dietën perëndimore
Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe shumë njerëz marrin më shumë antioksidantë nga kafeja sesa nga frutat dhe perimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj