LAJMI I FUNDIT:

‘Detyroi’ të dashurën e tij të dilte në të ftohtë gjatë një transmetimi ku kjo e fundit vdiq, blogeri rus dënohet me gjashtë vjet burg

‘Detyroi’ të dashurën e tij të dilte në të ftohtë gjatë një transmetimi ku kjo e fundit vdiq, blogeri rus dënohet me gjashtë vjet burg

Stanislav Reshetnyak, një bloger rus i cili njihet me emrin Stas Reeflay në internet, u dënua me gjashtë vjet burg pasi duket se detyroi të dashurën e tij të dilte jashtë në të ftohtë gjatë një transmetimi, ku ajo vdiq nga hipotermia.

Në transmetimin e drejtpërdrejtë të incidentit nga dhjetori i vitit 2020, e dashura e Reshetnyak, Valentina Grigoryeva, kishte veshur vetëm të brendshme kur me sa duket u detyrua të dilte në ballkon.

Ai më vonë u duk se e kuptoi që ajo nuk po merrte frymë dhe thirri mjekët, të cilët i thanë se ajo kishte vdekur, raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi.


“E dashura ime, çfarë ndodhi me ty?”, Reshetnyak thoshe derisa ishte ende në transmetim, pasi e futi atë përsëri brenda, raportoi The Sun. “Djema … pa puls … ajo është e zbehtë. Ajo nuk po merr frymë”.

Pas transmetimit, filloi një “hetim urgjent”, sipas The Mirror, dhe Reshetnyak u dërgua në paraburgim.

Sipas medieve ruse, 30-vjeçari u shpall fajtor për vrasje pa paramendim të martën. Reshetnyak do të dërgohet në një “koloni burgu me siguri maksimale”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Botë
“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

Evropa
Në Florida evakuohen mijëra të burgosur teksa Biden thotë se ky mund të jetë uragani më i keq që ka goditur këtë shtet në 100 vjet

Në Florida evakuohen mijëra të burgosur teksa Biden thotë se ky mund të jetë uragani më i keq që ka goditur këtë shtet në 100 vjet

Amerika
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
“Duhet të largohem nga këtu” – biseda e përgjuar telefonike e ushtarit rus që u dërgua në luftë në Ukrainë

“Duhet të largohem nga këtu” – biseda e përgjuar telefonike e ushtarit rus që u dërgua në luftë në Ukrainë

Evropa
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Kalo në kategori