LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Letizia e Spanjës ricikloi këtë veshje të pesë viteve më parë në mënyrën më elegante të mundshme

Mbretëresha Letizia e Spanjës ricikloi këtë veshje të pesë viteve më parë në mënyrën më elegante të mundshme

Mbretëresha Letizia e Spanjës nuk mund të mos komentohet në çdo dalje publike

Stili i saj i bën të gjithë të kthejnë kokën. Në çdo ngjarje ajo dallon për elegancën dhe shijen e hollë në veshje.

Por të jesh mbretëreshë nuk do të thotë të mos riciklosh veshjet. Këtë na e ka treguar në mënyrë perfekte Kate Middleton dhe duket se nuk është e vetmja.


Mbretëresha Letizia ricikloi dje një veshje të vitit 2016 dhe na duhet të themi që duket po aq me stil dhe bukur sa herën e parë që e pamë me këtë veshje.

Letizia e Spanjës u shfaq dje në Kongresin Edukativ për Sëmundjet e Rralla në Totana, Murcia dhe mbante veshur një palë pantallona të kuqe me detaje kopsash anash, të ngushta në bel dhe të gjera poshtë duke i kombinuar me një palë këpucë me takë të ulët, në po të njëjtën ngjyrë dhe me një bluzë të bardhë me mëngë të fryra.

Pantallonat dhe këpucët janë të markës Uterqüe dhe për herë të parë ia kemi parë veshur në vitin 2016, kur ishte e pranishme në eventin e Kryqit të Kuq për mbledhjen e fondeve (Dia de la Banderita) në Madrid, Spanjë.

I vetmi ndryshim në pamjen e saj të 5 viteve më parë është bluza Hugo Boss që mban veshur, shkruan Class.

Mbretëresha Letizia 5 vite më parë:

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Shtatzëna
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’

Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’

Femra
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Keshilla Modë
Kalo në kategori