Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës ka protestuar për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat në vend. Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve u kërkua trajtim i dinjitetshëm dhe barabartë të punëtorëve në sektorin privat dhe ngritje të pagës minimale në 350 euro.
Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi se institucionet e reja duhet ta themelojnë Gjykatën e Punës dhe ta realizojnë kontratën kolektive.
“Ne po punojmë me paga të cilat janë më të voglat në rajon. Po punojmë me paga për të cilat nuk po mundemi të jetojmë. Po marrim paga të cilat nuk po na lajnë të vdesim… Qeveritarët menduan vetëm si të përfitojnë nga ne, asnjëherë me asnjë pikë dhe presje nuk e bënë në favor të punëtorëve të sektorit privat. Ne më shumë se 50 për qind të punëtorëve jemi pa kontrata pune… Qeveritë e kaluara dhe kjo qeveri deri më tani nuk e bënë asnjë lëvizje më të vogël. Premtuam se në pakon për rimëkëmbje ekonomike do të paguhen tri herë me 300 euro, por deri më sot nuk ndodhi dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ndodh”, tha ai.
Duke shprehur zotimin e tij, Azemi tha se synimi i tyre karshi ekzekutivit do të jetë që mos të ketë pagë nën kërkesat e tyre.
“Synimet tona në të ardhmen janë që nuk ka pagë nën 350 euro, më mirë të qëndrojmë në shtëpi dhe mos të bëjmë shpenzime. Tani e tutje ne do të kërkojmë decidivisht që nuk ka pagë në 350 euro”, tha ai.
Gjatë ditës protestuan edhe Sindikata e Pavarur e Aeroportit dhe Sindikata për Transport dhe Lidhje të Kosovës..
Kryetari i kësaj të fundit, Alush Sejdiu tha se 1 maji i këtij viti punëtorët e sektorit privat po i gjen në situatë të rëndë dhe përbuzur
“1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, punëtorët e Kosovës po i gjen në një pozitë shumë të rëndë, të përbuzur dhe të injoruar fatkeqësisht nga institucionet e Kosovës, por edhe nga punëdhënësit… Ne kërkojmë që të zbatohen të drejtat që na garanton Ligji i Punës, marrëveshja kolektive dhe Ligji për organizimin sindikal. Kjo është vetëm një marshim, protestë paralajmëruese për arsye se nëse vazhdohet kështu me këtë trend të papërgjegjësie nga qeveria, por edhe menaxhmenti ne nuk do të ndalemi me protestat… Kemi pengesa të anëtarësimit në sindikatë, jo vetëm në aeroport, por edhe në shoqata tjera. Prandaj ligjet shkelen çdo ditë, dikush po e shfrytëzon këtë situatë të pandemisë për favor të vetit”, u shpreh ai
Ndërsa, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryeministri Albin Kurti, ka premtuar se pagën minimale në vend do ta bëjë 250 euro, duke thënë se do ta përjashtojë nga tatimi në të ardhurat pensionale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze