LAJMI I FUNDIT:

​Nisin punimet për rregullimin e lumit Sitnica, pritet të mbledh shumë turist

​Nisin punimet për rregullimin e lumit Sitnica, pritet të mbledh shumë turist

Lumi Sitnica brenda dy vitesh pritet të marrë një pamje krejt tjetër, pasi do të shndërrohet në një zonë atraksioni për të gjithë qytetarët e qytetit të Vushtrrisë. Për këtë qëllim, komuna e Vushtrrisë ka nisur sot punimet për rregullimin e lumit, projekt ky i cili po konsiderohet të jetë më i rëndësishmi në këtë qytet.

Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri tha se ky është projekt që do të ndryshojë tërësisht dukjen e qytetit të vjetër të Vushtrrisë, e që pas përfundimit pritet të mbledhë shumë vushtrrias e qytetarë nga pjesë të ndryshme të vendit.

Ai bëri të ditur se ky projekt arrin vlerën prej 1.1 milion euro dhe është bashkëfinancim i komunës dhe Ministrisë së Ambientit.


“Është një prej projekteve më të rëndësishme zhvillimore të Vushtrrisë, dhe një prej projekteve që e ndryshon komplet faqen e dukjes së qytetit të vjetër të Vushtrrisë, një projekt në vlerë prej 1.1 milionë euro, që bashkë financohet nga komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Ambientit. Do të rregullohet komplet shtrati i lumit Sitnica, nga lumi Tërstena deri tek lumi Podrança, po ashtu do të kemi staza të ecjes, gjelbërim, kamera të sigurisë, dhe ndriçim, në mënyrë që të mos dëmtohet”, tha ai.

Duke uruar qytetarët e Vushtrrisë për fillimin e këtij projekti, Tahiri tha se si i tillë, projekti pritet të përfundojë brenda dy viteve.

“Ky projekt do të përfundoj brenda dy vitesh, nga sot që kanë filluar punimet… Dhe, jam shumë i bindur që me kohë do t’i përfundojmë në mënyrë cilësore punimet edhe do të kemi një prej ambienteve më të mira në qytetin e Vushtrrisë, pikërisht përgjatë lumit Sitnica”, tha ai.

Me rregullimin e shtratit të lumit Sitnica do të ndërtohen edhe shëtitoret përgjatë lumit, të cilat siç tha kryetari i komunës Xhafer Tahiri, do të shfrytëzohen nga qytetarët dhe do të shërbejnë edhe për aktivitete të ndryshme sportive, si për ping-pong dhe shah. /Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori