LAJMI I FUNDIT:

Liburn Aliu dhe të akuzuarit e tjerë deklarohen të pafajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Liburn Aliu dhe të akuzuarit e tjerë deklarohen të pafajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare

E plotësuar: Ministri aktual i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Liburn Aliu, dhe të akuzuarit e tjerë, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi janë deklaruar të pafajshëm për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Një deklarim të tillë, ministri Aliu dhe të akuzuarit e tjerë e kanë bërë në shqyrtimin fillestar të mbajtur këtë të premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, të akuzuarit Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi kanë mohuar fajësinë edhe për veprën penale “mosekzekutim i vendimeve gjyqësore”, raporton “Betimi për Drejtësi”.


“E kam kuptu aktakuzën. Nuk kam nevojë për sqarime shtesë. Jo nuk e pranoj fajësinë.”, ka thënë i akuzuari Aliu.

Pas deklarimit lidhur me fajësinë, gjykatësi i rastit Alban Ajvazi i ka njoftuar palët se brenda afatit 30 ditor ata mund të paraqesin kundërshtime për provat dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Shqyrtimi i dytë u caktua të mbahet më 7 qershor 2021, në ora 10:00.

—-

Nis seanca gjyqësore ndaj Liburn Aliut dhe të akuzuarve të tjerë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca për shqyrtimin fillestar ndaj ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili po akuzohet për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë periudhës sa ishte drejtor i Urbanizmit në komunën e Prishtinës.

Bashkë me Aliun, të akuzuar janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi, si dhe Zejnulla Rexhepi.

Seanca fillestare për këtë rast më 6 prill kishte dështuar pasi e pranishme në sallë nuk ishte e akuzuara, Bahtije Uka për shkak të problemeve shëndetësore./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori