LAJMI I FUNDIT:

Kishte vendosur të “dremiste”, aligatori shkakton vonesë të trafikut në një urë të Hjustonit

Kishte vendosur të “dremiste”, aligatori shkakton vonesë të trafikut në një urë të Hjustonit

Aligatorët kanë qenë të njohur për të bllokuar trafikun, por ky një i tillë shkaktoi një vonesë të madhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një zvarranik prej rreth 2.5 metrash i cili ka shkaktuar një vonesë në Urën Fred Hartman në Hjuston të mërkurën ndërsa rrinte përgjatë korsive të autostradës.


Dhe kanë qenë autoritetet ato që kanë shpërndarë pamjet në Facebook – pak para mesditës – të aligatorit, e cila dukej se po dremiste.

Policia Baytown dhe oficerët e kontrollit të kafshëve shkuan në vendin e ngjarjes për të hequr kafshën, e cila dukej hezituese për të lëvizur nga vendi i saj.

U deshën pesë oficerë për të nënshtruar zvarranikun ngurrues; sapo u kap, ai u transportua në siguri nën urë.

Zyrtarët ishin të pasigurt se si aligatori arriti deri në urë. /Telegrafi/