Tom Welling e ka festuar ditëlindjen e tij të 44-të dhe në shikim të parë është vërtet e vështirë ta njohësh, sepse koha duket se i ka lënë gjurmë, mbase edhe më shumë sesa do të prisnim.
Aktori amerikan kishte joshur psherëtimat e vajzave adoleshente para ekraneve të vogla si ylli i serialit “Smallville”, në të cilin u shfaq në rolin e të riut Clark Kent që jetonte në një qytet të vogël në Kansas para se të shndërrohej në Supermen dhe të shpëtonte botën.
Pesha e tepërt dhe thinja e flokëve dhe mjekrës shtojnë edhe disa vjet në dukjen e tanishme, por Tom nuk shqetësohet me pamjen e tij, por gëzon një jetë të relaksuar familjare si baba i dy fëmijëve të vegjël, ndërsa gruaja e tij, Jessica Rose Lee, është shtatzënë për herë të tretë.
Aktori dhe bashkëshortja e tij, e cila është 11 vjet më e re se ai, filluan lidhjen në vitin 2014 dhe u fejuan në vitin 2018. Më vonë po atë vit, ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, kurse djali i tyre Thomson lindi në fillim të vitit 2019.
Para Jessicas, Tom ishte i martuar me modelen Jamie White nga 2002 në 2013. Divorci u finalizua zyrtarisht vetëm dy vjet më vonë, nga një marrëveshje e pazakontë në të cilën ai ra dakord të ndajë 20 për qind të të ardhurave të tij neto nga aktrimi derisa të paguante ish-gruan e tij pesë milionë dollarë.
Përveç që ishte shumë i njohur për rolin e Clark Kent në “Smallville”, Tom gjithashtu kishte një rol të dukshëm në sezonin e tretë të serisë “Lucifer”, në të cilin u shfaq si togeri Marcus Pierce. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe