LAJMI I FUNDIT:

Aktorët që fituan zemrat e miliona femrave, por që shumë shpejt u humbi fama

Aktorët që fituan zemrat e miliona femrave, por që shumë shpejt u humbi fama

Derisa për disa aktorë, rolet ikonike bëhen hapat e tyre të parë për lavdi, për të tjerët, është një nxitje e shpejtë e popullaritetit, por më pas një kthim i shpejtë i zhytjes.

Disa aktorë mbërthehen në rolet e tyre të famshme përgjithmonë dhe me kalimin e kohës, ata humbasin hyjninë fillestare që ishte rreth tyre në fillim. Ata vazhdojnë të bëjnë filma, por në mendjen e miliona shikuesve, janë akoma të njëjtit personazhe.


Ne në Bright Side duam të rikujtojmë rreth 12 meshkuj të pashëm që femrat në mbarë botën i donin absolutisht, por më pas karriera e tyre filloi të bjerë dhe ata u zhdukën nga qendra e vëmendjes.

1. Jamie Dornan

Katër vjet më parë, pothuajse çdo vajzë dëshironte të takonte Christian Grey – personazhin kryesor të filmit të popullarizuar Fifty Shades of Grey. Edhe pse Jamie Dornan, luajti personazhin e famshëm, vazhdon të shfaqet në filma, ai nuk ka arritur të arrijë triumfin që kishte në të kaluarën. Pavarësisht kësaj, aktori është martuar për fat të mirë dhe po rrit tre fëmijë.

2. Tim Robbins

Tim Robbins u bë i famshëm falë rolit të tij në The Shawshank Redemption. Ky film ende besohet të jetë filmi më i mirë në historinë e kinemasë, sipas IMDb. Aktori vazhdon të bëjë filma edhe sot, por nuk merr role të mëdha si ai në Shawshank. Ai gjithashtu ka një yll në Hollywood Walk of Fame.

3. Freddie Prinze Jr.

Freddie Prinze Jr u bë me famë botërore falë rolit të tij në She’s All That, i cili u publikua në vitin 1999. Pas kësaj, ai u ftua të bënte një pjesë të filmave të tjerë të famshëm, si Head Over Heels, Down to You, and Boys and Girls . Për momentin, Fredi nuk shfaqet fare në filma. Sarah Michelle Gellar është gruaja e tij dhe ata kanë një djalë dhe një vajzë. Ish-aktori ka një kanal nerdy në YouTube, mbledh libra komikë dhe i pëlqen filmat e Azisë Lindore.

4. Mark Hamill

Luke Skywalker është absolutisht një prej karakterëve më ikonikë në historinë e kinemasë. Ai kishte luajtur Mark Hamill dhe ky rol e bëri atë një yll. Por, ai kishte probleme të vazhdueshme në filmat tjerë, për shkak se të gjithë e shikonin vetëm si Luke. Në këtë moment, Hamill jeton në një shtëpi të vogël në Malibu dhe ka tre fëmijë.

5. Channing Tatum

Channing Tatum ka luajtur në disa filma të suksesshëm si Step Up, Dear John dhe G.I. Joe: The Rise of Cobra. Por tani, aktori nuk është edhe aq i popullarizuar dhe Tatum nuk ishte siç ka qenë dikur. Aktori ishte i martuar me partneren në Step Up, Jenna Deëan, por vitin e kaluar, çifti treguan se janë divorcuar.

6. Jensen Ackles

Në fillim të viteve 2000, Jensen Ackles vodhi zemrat e të gjithëve në seritë, Supernatural. Tani, ai nuk ka shumë vëmendje prej fansave siç ishte mësuar dhe në tetor, sezoni final i këtij shou ka filluar. Jensen ka planifikuar të marrë një pushim nga kjo. Bashkë me aktoren dhe fotomodelen amerikane, Danneel Harris ka tre fëmijë.

7. Julian McMahon

Në vitin 1990, të gjithë ishin të dashuruar pas Julian McMahon. Prej vitit 2003 deri në vitin 2010, aktori ka qenë i pranishëm në rolin kryesor në serinë televizive Nip/Tuck. Por ai kurrë nuk ishte i suksesshëm në filma me metrazh të plotë. Në vitin 2011, ai u shfaq në Bait i cili nuk ishte një hit i madh.

8. Tom Welling

E mbani mend këtë djalë romantik me zemër të mirë nga Smallville? Tom Welling arriti të tregojë një djalë të mirë në ekran dhe vërtetoi që vajzat nuk i duan vetëm njerëzit e këqij. Por, pas përfundimit të serialeve televizive, hyjnizimet rreth Tomit u zhdukën dhe kjo seri televizive mbetet akoma roli më i madh i karrierës së tij. Në vitin 2019, aktori dhe gruaja e tij, themeluesja e Saddle Club, Xhesika Lee Rose u bënë prindër.

9. Shia LaBeouf

Sjellja skandaloze dhe varësitë e ndryshme të yllit të Transformers, Shia LaBeouf shkatërruan karrierën e tij në Hollywood. Për momentin, ai pothuajse nuk paraqitet në filma me buxhet të lartë dhe ai është përmendur më së shumti në media kur bën diçka të çuditshme. Për shembull, në vitin 2014, kur u publikua filmi Nymfomaniac, ai u shfaq në premierë me një çantë në kokë. Fjalët në çantë thoshin: “Unë nuk jam më i famshëm”. Para kësaj, aktori filmoi Honey ku ai gjithashtu luajti rolin kryesor. Ai e shkruajti skenarin ndërsa ishte në rehabilitim.

10. Josh Hartnett

Kur shikojmë fotot e Josh Hartnett, ne jemi të mbushur me nostalgji rreth viteve 2000. Harnett u bë shpejt një aktor, personazhet e të cilit apeluan si për burra ashtu edhe për gra. Josh ende shfaqet në filma edhe pse fytyra e tij nuk shfaqet në ekran aq shpesh. Së bashku me aktoren Tamsin Egerton, ata po rrisin dy fëmijë.

11. Kyle MacLachlan

Të gjithë kishin harruar për Kyle MacLachlan para premierës së sezonit të tretë të ikonës Twin Peaks. Aktori u shfaq në disa filma të tjerë të David Lynch dhe gjithashtu shumë njerëz e mbajnë mend si MacDougall nga Sex and the City. MacLachlan është martuar me shkrimtaren Desiree Gruber dhe ata janë duke rritur një djalë.

12. Ashton Kutcher

Ashton Kutcher dikur ishte jashtëzakonisht i famshëm, por ai u largua nga bota e kinemasë në vitin 2013 kur filmi Jobs, ku ai luajti rolin kryesor, ishte një dështim i plotë dhe Kutcher ndaloi të marrë oferta tjera pune. Ai është i martuar me Mila Kunis dhe ata kanë dy fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori