LAJMI I FUNDIT:

Këshilli ekonomiko social në Maqedoni: Ruajtje e çdo vendi të punës dhe respektim i të drejtave të punëtorëve, sepse puna e secilit është e rëndësishme

Këshilli ekonomiko social në Maqedoni: Ruajtje e çdo vendi të punës dhe respektim i të drejtave të punëtorëve, sepse puna e secilit është e rëndësishme

Në mbledhjen solemne të Këshillit ekonomiko-social dhe në frymën e Ditës Ndërkombëtare të Punës, mbajtën fjalim Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë, Fatmir Bytyqi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska, Kryetari i Organizatës së punëdhënësve, Angell Dimitrov dhe sekretari i Këshillit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zllatko Cvetkovski. Anëtarët e tjerë të Këshillit ekonomiko-social dhe të tjerët të pranishëm u lidhën online përmes platformës Zoom.

“Në mbledhjen e trupit për dialog trepalësh mes punëtorëve, punëdhënësve dhe Qeverisë, kisha mundësi tu falënderoj për punën dhe duart e palodhura të punëtorëve tanë, si dhe iniciativave menaxhues të punëdhënësve dhe kompanive të tyre, të cilët së bashku me Qeverinë marrin pjesë në mënyrë thelbësore në procesin e krijimit të një shoqërie solidare në të cilën do të ketë progres ekonomik të dukshëm dhe të ndjerë nga të gjithë.

Një dialog i tillë thelbësor dhe solidar nuk ka munguar gjatë 12 muajve të kaluar. Në të kundërtën. Mund të them se fitoi në intensitet dhe tregoi gjithë përgjegjësinë dhe nevojën për pjesëmarrje në ballafaqimin me krizën e shkaktuar nga pandemia KOVID-19,” tha Kryeministri, Zoran Zaev.


Përveç shëndetit të njerëzve, tha Kryeministri Zaev, kriza kërcënoi të rrezikojë mijëra vende të punës. Mu për këtë, në vend të parë të përparësive ekonomike të Qeverisë, që nga fillimi i pandemisë ishte që përmes dialogut trepalësh tu sigurojmë mbështetje punëtorëve për të kursyer qindra mijëra vende pune dhe për t’u siguruar punëdhënësve programe për mbështetjen e procesit të punës dhe për vazhdimësinë në punën e tyre.

“Arritëm t’i mbajmë angazhimet e punës të më shumë qytetarëve tanë dhe kështu ta mbajmë ekonominë të gjallë dhe dinamike, madje edhe të shohim rimëkëmbjen dhe përparimin në shumë veprimtari”, tha Kryeministri Zaev.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se viti i kaluar ishte një sfidë e madhe për të gjithë, pandemia e shkaktuar nga KOVID-19 bëri lëvizje serioze në botë dhe e gjithë kjo u pasqyrua në funksionimin normal të jetës dhe kështu të ekonomisë. Ai shtoi se vetëm të bashkuar dhe me forca të përbashkëta mund të tejkalohen edhe sfidat më të mëdha dhe dha një përmbledhje të shkurtër të aktiviteteve të ndërmarra për mbështetjen e punëtorëve dhe avancimin e të drejtat e punëtorëve në periudhën e kaluar.

“Kur është më e vështirë për qytetarët, shteti duhet të qëndrojë pas tyre. Me masat kemi bërë pikërisht atë. Unë do të ndalem në dy prej atyre. Njëra është mbështetja financiare për pagesën e pagave, për të cilën janë ndarë gjithsej 138.1 milionë euro, për pagat e qytetarëve tanë në periudhën prill-qershor, kur mesatarisht ishin mbështetur 118.834 paga dhe në periudhën tetor-dhjetor kur ndihmuam që mesatarisht të paguhen paga për 68,500 punëtorë.

Kjo mbështetje është duke vazhduar për muajt shkurt-mars 2021 dhe aplikimi është ende në vazhdim. Në të njëjtën kohë, ne u siguruam kompanive mjete likuide për funksionimin e tyre. Është normale që sektori privat, kompanitë janë ato që i sigurojnë pagat për punonjësit e tyre dhe për këtë arsye përmes Bankës së Zhvillimit, përmes tre linjave kreditore pa interes, ne siguruam mbështetje prej 44.1 milionë euro për 4,078 kompani, këto janë fonde që ndihmuan në kursimin e 36,802 vendeve të punës. Të gjitha masat i bëmë së bashku me ata që janë të interesuar dhe me aplikimin e analizave të përshtatshme, për të pasur efektin maksimal.Arritëm që të zbusim efektin negativ dhe rënien e Bruto Prodhimit Vendor ta sjellim deri në 4,5%, ndërsa të mos ishin masat, ai do të ishte më i lartë, rreth 8,7 dhe do të shkaktonte dëm serioz në ekonomi dhe në vendet e punës”, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi dhe se në raport të rritjes së pagës minimale janë bërë hapa të fuqishme para.

“Për vetëm disa vite, nëpërmjet dialogut të përbashkët, mirëkuptimin dhe përmes diskutimit të argumentuar, bëmë që paga minimale prej 9.000 denarëve, siç ishte në vitin 2016, sot është 15.200 denarë, që është rritje për 68%”, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi.

“Në frymën e Ditës Ndërkombëtare të Punës, dua ti përshëndes punonjësit dhe t’u them se edhe në kushte të krizës serioze shëndetësore dhe ekonomike, ruajtja e çdo vendi të punës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të punëtorëve, si dhe siguria dhe shëndeti i tyre gjatë punës, ishin dhe janë prioritetet tona”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo tha se bashkë me përfaqësuesit e punonjësve dhe punëdhënësve, Ministra për Punë dhe Politikë Sociale, po punon në mënyrë intensive edhe në Ligjin e ri sistematik për marrëdhënie pune, për të cilin do të hapet debat shoqëror i gjerë.

“Ligji i ri për marrëdhënie pune do të jetë zgjidhje cilësore dhe e zbatueshme që do të përgjigjet në sfidat e sotme dhe nevojat e punonjësve dhe punëdhënësve. Punojmë për zgjidhje moderne dhe efikase për marrëveshjet për punësim, punë prej në shtëpi dhe distancë, punë sezonale, precizim i marrëveshjeve në kohë të caktuar, si dhe rregullimin e çështjes për orarin e punës, dhe orarin gjatë natës. Do të ofrojmë zgjidhje tërësisht të re për mungesën nga puna të nënave dhe prindërve”, theksoi ministrja Shahpaska dhe shtoi se zgjidhja do të jetë në interes të porsalindurve, në interes të familjes, të barazisë gjinore dhe tërësisht në harmonizim me rregulloret e BE-së dhe standardeve ndërkombëtare të punës.

“USM si Sindikatë përfaqësuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dërgon apel serioz për nevojën për solidaritet dhe unitet në ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe pasojat nga e njëjta në plan ekonomik dhe shoqëror. Me fillimin e krizës, dialogu social në vend i dha rezultatet për stabilizimin e gjendjes dhe u vendosën rregulla dhe masa për ndihmën e punonjësve dhe qytetarëve, por edhe të kompanive, me qëllim që askush të mos mbetet pa vend pune dhe pa siguri bazë ekzistenciale.
Nevojitet reagime më të guximshme, më intensive dhe më të shpejta për tejkalimin e problemeve dhe për krijimin e vizioneve të reja dhe perspektivave”, theksoi sekretari i Këshillit të Unionit të Sindikatave të Maqedonisë, Zllatko Cvetkovski.

Kryetari i Organizatës së Punëdhënësve, Angell Dimitrov theksoi se në pajtim me Kushtetutën “Ligji për marrëdhënie pune, Marrëveshjet e përgjithshme kolektive dhe të konventave të ratifikuara ndërkombëtare, Republika e Maqedonisë së Veriut siguron mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

“Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nenin 32 e garanton lirinë e zgjedhjes së punësimit, mbrojtje gjatë punës dhe siguri materiale gjatë papunësisë së përkohshme, por gjithashtu edhe të drejtën e pushimit të paguar javor dhe vjetor të punonjësit. Të drejtat e punëtorëve të përcaktuara me Kushtetutë “Ligji ose Marrëveshja kolektive nuk mund të merren ose të kufizohen me akte ose veprime nga punëdhënësi. Por edhe krahas mbrojtjes së lartë të së drejtave të punëtorëve në praktikë kemi edhe punëdhënës që nuk i respektojnë as të drejtat themelore pushim ditor, javor ose vjetor, pagesa e punës jashtë orarit dhe të ngjashme”, potencoi Dimitrov.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Lajme
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kalo në kategori