Për humbjen e Partisë Demokratikë në zgjedhjet e 25 prillit, 10 prej anëtarëve të kësaj force politike, anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtarë bëjnë përgjegjës Lulzim Bashën. Përmes një deklarate, ata i kërkojnë Bashës dorëheqjen e menjëhershme, që sipas tyre e coi për të tretën herë radhazi në humbje Partinë Demokratike.
“Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga Partia Demokratike ka përgjegjësit e saj e në radhë të parë kryetarin Lulzim Basha! Ai, ndër të tjera, ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke humbur dy palë zgjedhje të përgjithshme, duke dorëzuar pushtetin qendror, pushtetin vendor dhe opozitarizmin në dorën e Edi Ramës. Për këtë arsye kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të nën-kryetarëve”.
Mes emrave që kërkojnë dorëheqjen e Bashës është ai i kreut të këshillit kombëtar të demokratëve, Bujar Nishani, njërit prej themeluesve të Partisë Demokratike, Arben Imami si dhe ai i ish-sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani. Lëvizja brenda PD-së që kërkon dorëheqjen e Bashës e cilëson disfatën e radhës në vazhdën e veprimeve arbitrare, spastrimeve, paaftësisë si dhe strategjisë politike të gabuar të ndjekur nga Lulzim Basha.
“Me Lulzim Bashën në krye të PD-së historia e këtyre tetë viteve të fundit është një histori dështimesh të Partisë Demokratike. Me paaftësinë, me veprime të gabuara dhe pa një strategji politike, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, me spastrimet e filluara në 2014-tën dhe të përsëritura periodikisht, me mungesën e plotë të respektit për organet e brendshme të partisë dhe për votën e anëtarëve të saj, Lulzim Basha i shërbeu humbjes së fundit”.
Për këtë arsye ata kërkojnë kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me qëllim hapjen e rrugës për të nisur një proces rrënjësor reflektimi dhe analize, të domosdoshëm dhe jetësorë për këtë forcë politike. Madje Lulzim Bashën e ftojnë të ndjekë shembullin e liderit historik të demokratëve Sali Berisha.
“Partia Demokratike ka shembuj të një sjelljeje politike e qytetare në rastin e humbjes së zgjedhjeve në rrethana normale siç ishin ato të vitit 2013-të pas tetë vitesh qeverisjeje, kur kryetari i partisë Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe dhanë dorëheqjen për t’i hapur rrugën ristrukturimit të partisë e zgjedhjes së një drejtimi të ri për bërë një opozitë të denjë për historinë e saj dhe për ta çuar në fitore”.
Deri më tani kreu i demokratëve Lulzim Basha nuk është shprehur për dorëheqje, por në daljen e së martës nga selia blu ai foli për një masakër elektorale nga ana e kryeministrit Rama, të ciline akuzoi se erdhi në pushtet me bandat e krimin./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A