Pas vitit pandemik Kroacia ka regjistruar 23 mijë vdekje më shumë sesa lindje ndërsa gjithashtu janë vërejtur 23% më pak martesa krahasuar me një vit më parë.
Gjatë prezantimit të projektit “Rrjeti 2050 – Demografia, nga sfida deri në përgjigje” të Federatës Botërore të Rinisë kroate (SSMH), udhëheqësi i projektit Ivan Majstoriq vuri në dukje se emigrimi i të rinjve dhe shpopullimi janë ndër problemet më të mëdha në Kroaci dhe se çështjet demografike nuk janë qasur në mënyrë sistematike, ndërsektoriale dhe shkencore.
“Pandemia ka pasur një ndikim negativ në trendet demografike, kështu që vitin e kaluar Kroacia regjistroi rënien më të madhe demografike në histori, me rreth 23% më pak martesa se një vit më parë.
Sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara në vitin 2050, Kroacia do të ketë pothuajse 17 % më pak banorë nëse nuk ndryshojnë politikat publike”, paralajmëroi Majstoriq.
Kreu i Departamentit të Demografisë dhe Emigracionit në Fakultetin e Studimeve në Universitetin e Zagrebit, Stjepan Shterc theksoi se demografia në Kroaci, si një nga problemet kryesore kombëtare, u politizua në mënyrë të panevojshme dhe kështu u largua nga qasja shkencore.
Ai theksoi se sipas të dhënave zyrtare nga Ministria Kroate e Administratës, vitin e kaluar u regjistruan 23 mijë vdekje më shumë sesa lindje.
“Nëse ky lloj emigracioni vazhdon dhe zvogëlohet aktiviteti i popullsisë aktive, deficiti i sistemit të pensioneve do të rritet dhe pyetja është nëse do të jetë e mundur që të mbulohet nga buxheti. Sipas OKB-së, Kroacia është ndër pesë popullatat më të vjetra në botë dhe në zonën ku janë rajonet demografike më të rrezikuara në botë”, shtoi Shterc.
Drejtoresha e Institutit për Migracionin dhe Studimet Etnike, Marina Periç Kaselj tha se nga hyrja e Kroacisë në Bashkimin Europian, sipas shifrave zyrtare, rreth 150 mijë persona kanë emigruar ndërsa shifrat jozyrtare, mediat dhe sondazhet tregojnë se janë rreth 300 mijë banorë.
Në konferencë u theksua se një nga arsyet kryesore për emigrimin e qytetarëve nga Kroacia, kryesisht në BE është rënia ekonomike për shumicën e vendeve anëtare, por edhe rrethanat socio-politike që nuk u sigurojnë të rinjve punësim dhe mundësi zhvillimi si dhe zgjidhjen e çështjes së strehimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ku qëndrojnë Rusia dhe Ukraina, 1000 ditë pas fillimit të luftës mes tyre?
Mk-II Aurora shkruan historinë, fluturakja tejkaloi shpejtësinë e zërit duke u ngjitur në lartësi prej 25 kilometrash
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Ukraina vjen me "një përditësim mbi madhësinë e forcave të Koresë së Veriut në Rusi - dhe ndikimit të tyre"
Gënjyen eprorët se kanë avancuar dhe marrë nën kontroll vendbanime ukrainase, arrestohen komandantët rusë për deklarime të rrejshme
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian