LAJMI I FUNDIT:

Humbi jetën kur mbi të ra burri që kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i nëntë, vdekja bizare në San Diego – ndërroi jetë një javë para ditëlindjes

Humbi jetën kur mbi të ra burri që kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i nëntë, vdekja bizare në San Diego – ndërroi jetë një javë para ditëlindjes

Taylor Kahle nga San Diego, SHBA – ka ndërruar jetë kur një burrë që deshi të kryej vetëvrasje u hodh nga kati i nëntë i një ndërtese dhe ra mbi të.

Taylor po shëtiste me një mikeshë, kur burri ra nga skelet e një ndërtese që po rinovohej dhe përfundoi drejtpërdrejt mbi të, transmeton Telegrafi.


Burri, identiteti i të cilit akoma nuk është zbuluar, shihet në disa video duke qëndruar i varur nga kati i nëntë i ndërtesës – duke kërcënuar vazhdimisht se do të hidhet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë pas kërcimit është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, por disa orë më vonë ai ka ndërruar jetë. E Taylor, për fat të keq ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes.

“Vetëm dua që njerëzit ta dinë që ajo ishte e jashtëzakonshme. Kjo tragjedi nuk e definon. Ka qenë pronare krenare e dy qenve dhe ka qenë shumë e afërt me të atin, me të cilin kaloi vitin e fundit për shkak të pandemisë së coronavirusit”, ka thënë ish-shefja e saj dhe njëherit mikeshë e ngushtë.

Ajo ndërroi jetë vetëm një javë para se të festonte ditëlindjen e 30-të, që planifikonte ta festonte së bashku me miqtë duke udhëtuar jashtë vendit.

Duke marrë parasysh që ajo kohë më parë kishte nënshkruar një dokument me të cilin pajtohet t’i falë organet në rast të vdekjes së parakohshme, duket se me këtë veprim do të shpëtojë shumë jetë njerëzish. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori