LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Dëmshpërblimet nga moti i ligë, pas ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim

Hoxha: Dëmshpërblimet nga moti i ligë, pas ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim

“Nuk është i saktë pohimi i disa partive politike opozitare, se kinse dëmet nga moti i ligë në Haraçinë dhe Hasanbeg dikujt i janë paguar, e dikujt jo. Dëmet e përcaktuara sipas Ligjit për bujqësi janë paguar për të gjitha komunat në vitin 2016, ndërsa dëmet nga viti 2017, 2018, 2019 dhe një pjesë të vitit 2020 do të përfshihen me ndryshimet e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim”.

Këtë e tha sot ministri i Bujqësisë Arianit Hoxha, i cili shtoi se akoma nuk dihet se sa do të jetë dëmshpërblimi dhe se këtë duhet ta përcaktojë Komisioni për vlerësim të dëmeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaroi se Ministria e Mbrojtjes sipas procedurës së shpejtë duhet të përgatisë ndryshim të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim me çka do të mundësohet të gjitha lëndët sa i përket dëmeve t’i ndërmarrë Komisioni dhe të veprohet në mënyrë adekuate.


“Në vitin 2015 ka pasur dekret me të cilën është lejuar MBPEU ta përcaktojë dëmin, por dekreti është hequr në vitin 2019 dhe të gjitha dëmet duhet të shqyrtohen sipas Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim. Duke pasur parasysh dëmet nga viti 2017, 2018, 2019 dhe një pjesë të vitit 2020 ishin në hapësirë vakumi, nuk i rregullon Ligji dhe Komisioni për Vlerësim të Dëmeve nuk mund t’i ndërmarrë lëndët”, tha Hoxha.

Ai shtoi se ministria e Mbrojtjes është e obliguar nga Qeveria të përgatisë me procedurë të shpejtë ndryshim të Ligjit me dispozita kalimtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

Politikë
Kalo në kategori