Makinat pa shoferë do të jenë në rrugët britanike deri në fund të vitit, por ka disa kufizime
Makinat pa shoferë do të lejohen në disa nga rrugët e Britanisë deri në fund të vitit, ka thënë qeveria.
Kështu së paku shkruan mediumi britanik Mirror, sipas të cilit Ministria e Transportit tha të mërkurën se ishte duke punuar në ‘formulim specifik’ për të azhurnuar kodin e autostradës së vendit për përdorimin e sigurt të sistemeve të automjeteve vetë-drejtuese.
Me këtë, shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, do të thotë që Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë që njofton se do të rregullojë përdorimin e automjeteve vetë-drejtuese me shpejtësi të ngadaltë në autostrada, me makinat e para të tilla që mund të shfaqen në rrugët publike deri në fund të këtij viti.
Rregullorja do të fillojë me Sistemet Automatike të Mbajtjes së Korsisë (ALKS) – të cilat përdorin sensorë dhe softuer për të mbajtur makinat brenda një korsie, duke i lejuar ata të shpejtojnë dhe të frenojnë pa ndërhyrjen e drejtuesit.
Qeveria tha se përdorimi i ALKS do të kufizohej në autostrada, me shpejtësi nën 37 milje në orë (60 kilometra në orë).
Ministria e transportit parashikon gjithashtu se deri në vitin 2035, rreth 40 për qind e makinave të reja në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë aftësi vetë-drejtuese, duke krijuar deri në 38,000 vende pune të reja.
“Industria e automobilave e mirëpret këtë hap jetik për të lejuar përdorimin e automjeteve të automatizuar në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, gjë që do ta vendosë Britaninë në pararojë të sigurisë rrugore dhe teknologjisë së automobilave”, citohet të ketë thënë Mike Hawes, CEO i grupit të lobit të industrisë së makinave, Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve.
Por kompanitë e sigurimeve paralajmërojnë se qëllimi i Britanisë për të qenë një lider në miratimin e makinave që drejtojnë vetveten mund të kthehet në efekt negativ nëse prodhuesit e automjeteve dhe rregullatorët nuk përcaktojnë kufizimet aktuale të teknologjisë në dispozicion sot.
Ata thonë se emërtim i ALKS ‘e automatizuar’, ose përdorimi i termit sinonim ‘vetë-drejtimi’, do të ngatërrojë shoferët britanikë në mendimin se makinat mund të drejtohen, duke shkaktuar aksidente dhe duke rrezikuar një reagim publik ndaj teknologjisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Audi po ndryshon sërish emrat e modeleve të saj
Vetura e shtrenjtë Pagani Zonda pret pronarin e ri
Shitjet e veturave elektrike janë rritur në mënyrë dramatike në Gjermani
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër