Ajo është e famshme për dashurinë e saj për riciklimin dhe Dukesha e Kembrixhit mbështeti reputacionin e saj të kursyer sot, gjatë një vizite në një fermë me Princin William.
Kate, 39 vjeçe, veshi një palë çizme që kushtojnë rreth 475 funte (546 euro) që ajo i kishte në pronësi për 17 vjet ndërsa udhëtonte deri në Darlington për të vizituar Manor Farm, shkruan DailyMail.
Dukesha tregoi një figurë elegante, duke veshur një xhaketë të markës daneze ‘Seeland’ si dhe një duke përfshirë një xhup të markës 195 funte (224 euro) nga marka e qëndrueshme ‘Troy London’.
Ajo gjithashtu kishte veshur një palë çizme lëkure të larta të markës ‘Penelope Chilvers’, të cilat ajo i ka qysh para se të bashkohej me familjen mbretërore.
Kate u pa për herë të parë në një veshje sprtive me këto çizmet në Panairin e Lojërave në Pallatin Blenheim në gusht të vitit 2004.
Kate Middleton e atëhershme sapo ishte futur në qendër të vëmendjes pasi doli për herë të parë lajmi për marrëdhënien e saj me Princin William. Çifti u takuan si studentë të vitit të parë në Universitetin St Andrews.
Çizmet bënë një paraqitje tjetër pikërisht një vit më vonë ndërsa Kate mori pjesë në Festivalin e Eventing në Gloucestershire.
Me atë rast, ajo kishte veshur edhe një palë xhinse blu, një bluzë të gjelbër me qafë dhe këmishë të bardhë.
Ajo kishte veshur një xhaketë ngjyrë kafe dhe mbante një çantë në ngjyrë të njëjtë.
Ndërsa Dukesha e Kembrixhit i gjeti u fut në familjen mbretërore, çizmet qëndruan në dollap – të paktën në paraqitjet publike.
Ata u panë më pas kur Kate dhe William u nisën për një udhëtim tre-orësh në Butan.
Vëzhguesit mbretërorë vunë re se si dukesha bëri mirë që përfundoi ecjen në manastirin e famshëm Tiger’s Nest, pavarësisht se kishte veshur xhinse, bluzë dhe jelek me ngjyrë të kaltër.
Çizmet edhe një herë bënë paraqitjen perfekte më vonë atë vit kur Kate dhe William shijuan një shëtitje gjatë turneut të tyre mbretëror në Kanada në shtator.
Kate zgjodhi pamjen praktike ndërsa ajo dhe William guxuan elementët në komunitetin e largët të ishullit kanadez të Bella Bella.
Nuk është e qartë nëse Kate ka pasur të njëjtat çizme në veshjet e saj për më shumë se një dekadë apo ajo është aq e dhënë pas tyre sa që bleu një palë të tjera.
Fansa të tjerë të markës ‘Penelope Chilvers’ të cilës i përkasin këto çizme, përfshijnë emrat tjerë të njohur si: Claudia Schiffer, Alexa Chung, Keira Knightley dhe Cate Blanchett. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Stresi habit banorët e Big Brother: Erdha me helikopter për 40 minuta
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Egli Tako pranon trëndafila të hedhur nga një parashutë, Xumi tejet i tensionuar: Mbreti s’ulet para hienave
Moment i sikletshëm teksa Donald Trump dështon të puthë Melanian pak para betimit të inaugurimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë