Zelanda e Re është “rrëzuar nga froni” për herë të parë si vendi më i mirë që është përballur me COVID-19, si rezultat i ngadalësimit të vaksinimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi u “nxor” nga vendi i parë nga Singapori, në renditjen e rezistencës ndaj Covid-19 të Bloomberg.
Ndërsa të dy vendet kanë raste pothuajse zero të komunitetit, përhapja e vaksinave të Singaporit është shumë më e avancuar.
Pra, ndërsa jeta ishte relativisht normale në disa vende falë kontrollit të fortë të virusit, “Singapori tashmë ka administruar vaksina ekuivalente për të mbuluar një të pestën e popullsisë së tij”.
Dhe në këtë aspekt të kontrollit pandemik, Zelanda e Re, Australia dhe Tajvani janë duke ngecur.
Sidoqoftë, disa vende, si Polonia dhe Kanadaja, ranë në renditjen e rezistencës ndaj Covid-19, pavarësisht niveleve të vaksinimit në rritje.
Në shumë raste, qeveritë e tyre kishin lehtësuar masat kufizuese kur filluan vaksinimet, duke lejuar nivele të larta të infeksionit me variante të reja para se popullata të arrinte nivele mjaft të larta të imunitetit.
Pasi u lavdërua ndërkombëtarisht për përgjigjen e saj ndaj Covid-19, përhapja e vaksinave të Zelandës së Re është kritikuar për ritmin e saj.
Megjithatë, Qeveria thotë se do të vaksinojë tërë popullsinë e saj të gatshme dhe të pranueshme për vaksina deri në fund të vitit dhe vaksinat do të jenë në dispozicion për të gjithë të rriturit deri në korrik.
Por deri më tani, vetëm 4.5% e njerëzve të kualifikuar kanë marrë një dozë të vaksinës. Në ndërkohë, kufiri i Zelandës së Re është ende i mbyllur për shumicën e turistëve ndërkombëtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City