Kandidati për deputet i Vetëvendosjes në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani, ka denoncuar në rrjetet sociale një rast në Tepelenë ku ai dyshon se numëruesit kanë manipuluar votat.
Duke e konsideruar si “mekanizmi 30-vjeçar i manipulimit të vullnetit të qytetarëve” Merxhani tha se “do ta ndjekë ligjërisht” rastin e dyshuar.
Në videon e postuar prej tij duken disa numërues në një qendër numërimi votash. Poshtë tryezës së punës janë disa kuti të hapura, ndërsa njëri prej numëruesve duket qartë që shënon mbi disa fletë.
“Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit,” – shprehet Merxhani.
Kandidati i Vetëvendosjes thotë se “mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun e Gjirokastrës nuk janë rastësisht” duke nënkuptuar se ato mund të jenë shpallur të tilla nga numëruesit partiakë.
“Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe,” – ka vijuar më tej Merxhani duke pretenduar se një veprim i tillë është konstatuar edhe në Tiranë.
Pa e përqendruar konkretisht me akuza për subjekte politike, Merxhani tha se Vetëvendosje do ta ndjekë çështjen penalisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flamuri shqiptar mungonte në Muzeun e Alfabetit, Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje