LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të mundësojmë banim për 4 mijë familje

Kurti: Gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të mundësojmë banim për 4 mijë familje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në takimin e komitet këshillues për studimin e fizibilitetit për programin e banimit social në Kosovë, ka thënë se gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të sigurojnë mundësi banimi për 4 mijë familje.

Kurti ka dhënë detaje se se si do ta realizojë këtë, transmeton Telegrafi.

“Gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje. Kjo do të arrihet përmes programit “120×120” dhe “150×150”, ku familjet përfituese do bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 150 muajve. Kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro, por kjo shumë gradualisht i kthehet institucionit i cili do të themelohet dhe ngarkohet me implementimin e projektit”, ka thënë ai.


Kryeministri ka thënë se banimi është i domosdoshëm për familje.

“Ky është vetëm një fillim. Sepse e kuptojmë edhe nevojën e rëndësinë e madhe që ka banimi, e sidomos ai social për të cilin po diskutojmë këtu. Përderisa banimi është domosdoshmëri për familjen, banimi social është hallkë e rëndësishme për shoqërinë sepse ai konstituon komunitetin. Ndarja e hapësirave të përbashkëta nënkupton më shumë mundësi për njohje e komunikim me njëri-tjetrin, më shumë mundësi për afrim mes njerëzve. Sot kur vetmia cilësohet si një prej dëmtuesve më të mëdhenj të shëndetit mendor e rrjedhimisht fizik, solidariteti e afërsia mes njerëzve bëhet gjithnjë e më e nevojshme”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “si Kryeministër i Republikës së Kosovës dua t’ju siguroj që qasja jonë në këtë dhe mandatet tjera do të jetë progresiste”.

“Ta bësh Kosovën të jetueshme do të thotë ta bësh Kosovën të banueshme. Nuk do ta lëmë askënd prapa, nuk do ta lëmë askënd jashtë. Do të sigurojmë banim për të gjithë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori