Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë lidhur me masat për parandalimin e COVID-19, ku në pikën 7 të këtij vendimi thuhet se punëtoret shtatzëna lirohen nga puna, ka krijuar huti në opinion.
SBASHK përmes një njoftimi për media ka thënë se iu është përgjigjur shqetësimeve dhe kundërshton kundërshton qasjen që u është bërë disa punëtoreve shtatzëna në arsim duke iu thënë se ato mund ta shfrytëzojnë, por edhe mund të mos e shfrytëzojnë këtë mundësi që ua garanton pika 7 e masave të fundit të Qeverisë.
“Këtë qasje, nga kushdo që vjen, e konsiderojmë si presion që punëtoret shtatzëna mos ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua jep pika 7. Nuk mund të kuptojmë se si paska mundësi që zbatimi i vendimit të Qeverisë, që është marrë për të mbrojtur punëtorët shtatzëna e që konsiderohen si nga më të rrezikuarat nga prekja me Covid, të lehet në vullnetin e palëve se a do të zbatohet a jo”, thuhet reagimin e SBASHK-ut.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të vendimit të fundit të Qeverisë në parandalimin dhe luftën kundër Covid 19 është edhe ai që të gjitha punëtoret shtatzëna të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu mundësuar që të punojnë nga shtëpia. Kjo ka krijuar hamendje, huti dhe stres te institucionet arsimore e veçmas te punëtoret shtatzëna. SBASHK-u duke iu përgjigjur këtyre shqetësimeve kundërshton qasjen që u është bërë disa punëtoreve shtatzëna në arsim duke iu thënë se ato mund ta shfrytëzojnë, por edhe mund të mos e shfrytëzojnë këtë mundësi që ua garanton pika 7 e masave të fundit të Qeverisë. Këtë qasje, nga kushdo që vjen, e konsiderojmë si presion që punëtoret shtatzëna mos ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua jep pika 7. Nuk mund të kuptojmë se si paska mundësi që zbatimi i vendimit të Qeverisë, që është marrë për të mbrojtur punëtorët shtatzëna e që konsiderohen si nga më të rrezikuarat nga prekja me Covid, të lehet në vullnetin e palëve se a do të zbatohet a jo.
SBASHK-u po ashtu mendon se edhe Vendimi i MASHTI-t që në bashkëpunim me Fakultetin e edukimit të angazhojë studentë për të zëvendësuar punëtoret shtatzëna në arsim nuk është i qëlluar. Studentët i kemi parë në institucionet arsimore duke kryer praktikën profesionale, por ata gjithmonë kanë qenë të përkrahur e të ndihmuar nga mësuesi i klasës ose nga mësimdhënësi i lëndës, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe në orët mësimore. Zëvendësimi duhet bërë nga kuadrot e diplomuara dhe që janë në pritje dhe të sigurohet buxhet që ata të kompensohen për orët e mbajtura duke zëvendësuar koleget shtatzëna.
SBASHK vlerëson se edhe vendimi i MASHTI-t për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritje për shkak të pandemisë nuk është dashur të sillet tani sepse edhe ashtu ka mjaft sfida në realizimin e mësimit të rregullt dhe se çdo ngarkesë shtesë do të jetë e tepërt për personelin arsimor. Aq më shumë kur në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se kjo po bëhet ngase një numër i nxënësve nuk kanë mundur të arrijnë njohuritë e duhura në mungesë të pajisjes dhe qasjes në internet. Kjo ka mundur të thuhet për vitin e kaluar shkollor, kur nga 13 marsi e deri në fund është zhvilluar kryesisht mësimi nga larg, por këtë vit shkollor kjo nuk vlen ngase procesi mësimor kryesisht është zhvilluar në institucione arsimore dhe se mungesa e pajisjes dhe qasjes në internet nuk ka paraqitur as edhe një pengesë për cilin do nga nxënësit.
SBASHK mendon se të gjithë duhet bashkuar angazhimet dhe të ndihmojmë të punësuarit në arsim që të kryejnë detyrat ditore dhe ta realizojmë këtë vit mësimor në institucione duke uruar që të mos kemi shumë raste të prekjes me Covid në situatën aktuale kur nuk pati mundësi ende të realizohet kërkesa e SBASHK për vaksinimin e punëtorëve arsimor. Prioritet duhet ta kemi tani shëndetin e nxënësve dhe të punësuarve në arsim si dhe përfundimin sa më mirë të këtij viti mësimor, kurse për aktivitete shtesë mund të mendojmë në të ardhmen kur të mposhtet pandemia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje