LAJMI I FUNDIT:

Familja Glazers vë në shitje Manchester Unitedin – kërkojnë shumë të majme

Familja Glazers vë në shitje Manchester Unitedin – kërkojnë shumë të majme

Sipas raportimeve, Glazers kanë vendosur të shesin Manchester Unitedin për katër miliardë euro, mes reagimeve të tifozëve për përfshirjen e klubit në Superligën Evropiane.

Pronarët e Djajve Të Kuq morën pronësinë e klubit në vitin 2005, kur blenë ekipin e Ligës Premier për një shumë rreth 800 milionë euro.

Sidoqoftë, bashkëkryetarët e United, Joel dhe Avram Glazer janë pritur me kritika në përfshirjen e tyren për të krijuar Superligën Evropiane.

Credit: PA

Tifozët e Djajve të Kuq u panë duke djegur flamurin amerikan jashtë Old Trafford të shtunën, ndërsa protestuan kundër familjes me bazë në Florida.

Sipas The Daily Mirror , çmimi prej 4 miliardë eurosh i Glazers bazohet në vlerën që do të kishin arritur nëse Superligën Evropiane nuk do të shpërbëhej.

Credit: PA

Glazers, të cilët gjithashtu zotërojnë Tampa Bay Buccaneers, kanë qenë gjerësisht jopopullorë gjatë mandatit të tyre në Old Trafford pasi borxhi i United u rrit afër 430 milionë euro majin e kaluar.

Por, pronarët e United kanë treguar pak dëshirë për të shitur klubin e Ligës Premier, pavarësisht raportimeve për një ofertë të mundshme nga Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në sezonet e fundit.

Credit: PA

Mirror raporton se investitorët e qytetit besojnë se vëllezërit Joel dhe Avram mund të largohen nga United nëse paraqitet një ofertë 4 miliardë euro.

Gazeta shtoi se ‘trashëgimia unike e United dhe fuqia tërheqëse tregtare’ janë dy faktorë të rëndësishëm në çmimin mahnitës të Glazers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Southgate tregon pse nuk shkëlqeu Anglia në ndeshjen e parë, ka disa fjalë edhe për Jude Bellingham

Southgate tregon pse nuk shkëlqeu Anglia në ndeshjen e parë, ka disa fjalë edhe për Jude Bellingham

Ndërkombëtare
Capello krahason Calafiorin me legjendën e Realit: Edhe ai njësoj ka ndryshuar pozitën

Capello krahason Calafiorin me legjendën e Realit: Edhe ai njësoj ka ndryshuar pozitën

Ndërkombëtare
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

Serie A
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori