LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Sjellja e kastës politike kosovare në Shqipëri, fuqizon kundërshtimet dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës

Hyseni: Sjellja e kastës politike kosovare në Shqipëri, fuqizon kundërshtimet dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës

Anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka reaguar pasi kryeministri dhe politikanë tjerë votuan sot në zgjedhjet në Shqipëri.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendur edhe reagimin e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Hyseni ka thënë se sjellja e kastës politike kosovare në Shqipëri sot fuqizon kundërshtimet dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.


“A ka opozitë në Kosovë?!!! A e kemi përfunduar bërjen e Kosovës?!!! A egziston Kosovocentrizmi?!!! A e duam Kosovën?!!!”.

Grenell për votimin e Kurtit në Shqipëri: Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij
Lexo po ashtu Grenell për votimin e Kurtit në Shqipëri: Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij

“Para se të provoj të përgjigjem në këto pyetje, dhe duke e vlerësuar dhe mirëkuptuar rezonin dhe shqetësimin e Raportuesës për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, dua të pergjigjem në dilemën e saj e cila thotë se “nuk e kupton dhe e konsideron të papranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare në Shqipëri” Nuk i vë faj Znj. Von Cramon që nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, ndonëse besoj se ajo e kupton katërcipërisht. Dhe në fund të fundit, ka pak rëndësi a e kupton ajo këte apo jo”, tha ai.

Sipas tij, probelm thelbësor është moskuptimi i frikshëm i kësaj maskarade poltike dhe heshtja në Kosovë, karshi veprimeve që minojnë vet qenien e Kosovës.

“Heshtje gjithënadej në Kosovën tonë të frikësuar dhe të nëpërkëmbur. Kosovë, pa opozitë politike. Opozitë heshtake, vazale dhe oportuniste…..”, u shpreh Hyseni.

Tutje tha se sjellja e kastës politike kosovare në Shqipëri sot fuqizonë kundërshtimet dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.

“Ndërsa, duke aplikuar këtu ate që në diplomaci quhet ambiguitet i qelimshëm, përgjigjet në pyetjet e mësipërme ua lë qytetarëve të Kosovës”, shkroi në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë

Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë

Drejtësi
Kalo në kategori