Avni Bytyçi është liruar nga detyra e zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se para disa ditësh, nga kryetari në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga ai që ta lirojë nga detyra e zëdhënësit të partisë në fund të këtij muaji.
“Jam thellësisht falënderues për hapësirën që më është dhënë në PDK, përkrahja nuk më ka munguar asnjëherë, në asnjë nivel. Përkundrazi unë gjithmonë jam gjendur në një mes të njerëzve të cilët më kanë motivuar për të ecur përpara”, ka shkruar Bytyçi.
Postimi i plotë i Bytyçit:
“Të nderuar anëtarë dhe votues të Partisë Demokratike të Kosovës,
Para disa ditësh, pas një diskutimi të gjatë me Kryetarin në Detyrë z. Hoxhaj, kam kërkuar nga ai që të më lirojë nga detyra e Zëdhënësit të partisë në fund të këtij muaji. Jam mirënjohës për mundësinë që më është dhënë, të qenit zëdhënës i një partie kaq të madhe, me traditë e shumë vlera, është një privilegj që shumë pak e kanë pasur fatin ta kenë. Jam thellësisht falënderues për hapësirën që më është dhënë në PDK, përkrahja nuk më ka munguar asnjëherë, në asnjë nivel. Përkundrazi unë gjithmonë jam gjendur në një mes të njerëzve të cilët më kanë motivuar për të ecur përpara.
Mirëpo, rrugëtimi im në politikë është shkurtuar pa dëshirë nga rrethanat në të cilën gjinden themeluesit e shtetit të Kosovës dhe ish Kryetari i Partisë, z. Veseli. Gjatë muajve në vijim unë do të punoj ngushtë me ekipin mbrojtës të z. Veseli në Hagë. Për të ruajtur parimin e mos ndërhyrjes, paanshmërinë dhe për të siguruar që puna ime nuk konsiderohet ndërhyrje politike në asnjë formë, e pas një bisede të shkurtër me z. Veseli, po tërhiqem nga çdo funksion dhe pozitë që kam në Partinë Demokratike të Kosovës.
Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë, më vjen sinqerisht keq që po largohem në këto rrethana në të cilat gjendet partia, megjithatë nuk mund të mohoj se për mua personalisht, edhe po besoj për shumë të tjerë, beteja ligjore për pafajësinë e themeluesve të UÇK-së në Hagë, është betejë më e rëndësishme se sa karriera ime personale, besa edhe vet fati im në politikë.
Rruga e jetës është shumë interesante, ka qenë rastësi takimi im i parë me Kadri Veselin, por jo edhe rrugëtimi im në politikë përkrah tij.
Po ajo që më bën krenar, është që i kam qëndruar besnik parimeve të ndershmërisë, mos mashtrimit dhe përkushtimit për përgjegjësitë, detyrat dhe zotimet e mia. Në anën tjetër më vjen keq që ndoshta nuk kam ditur të punojë më mirë e të bëj më shumë.
Dëshiroj të falënderoj z. Hoxhaj dhe tërë kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës për kujdesin dhe respektin e treguar, kolegëve të mi në parti, ju jam mirënjohës nga zemra për këshillat, mbështetjen dhe bashkëpunimin.
Jam falënderues po ashtu ndaj gazetarëve, mediave edhe anëtarëve të shoqërisë civile me të cilët kam bashkëpunuar, ju uroj nga zemra vetëm suksese e shpresoj se do të takohemi prapë në rrethana tjera.
Në fund, shpreh falënderim të veçantë për familjen time edhe miqtë që kanë treguar gjithmonë durim për mungesën time për shkak të angazhimeve, jam mirënjohës që gjithmonë më kanë qëndruar pranë”, ka shkruar Bytyçi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-Mand-780x439.jpg)
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
![Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-06_10-52-23-540-640x480-1-780x439.jpg)
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
![Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6.2.2025-e1738872637510-780x439.jpg)
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
![Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kur-pritet-pasardhesi-i-Lajcakut-te-nise-punen-per-dialogun-Kosove-Serbi-Insajderi.org_-780x439.jpg)
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër