Shqipëria do të mbajë nesër zgjedhje parlamentare. E një ditë para, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë qëndroi për vizitë një delegacion i KQZ-së nga Kosova në krye me kryetaren Valdete Daka.
Pas takimit komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se nga delegacioni kosovar u njoftuan mbi procesin zgjedhor të 14 shkurtit, nga të cilat synojnë të marrin përvojat.
Vizitën e Dakës me bashkëpunëtorë e vlerësoi të një rëndësie të veçantë që do t’iu shërbejë për zgjedhjet e nesërme.
“Patëm sot mysafirë shumë të dashur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, delegacionin e komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve të Kosovës. Diskutuam së bashku mbi procesin zgjedhor në tërësi dhe me problematikat e këtyre proceseve kryesisht në Shqipëri por dhe për të gjitha ato informacione që lidhen me suksesin e procesit zgjedhor në Kosovë, të cilën dua ta them që është një rast shumë i mirë për ne KQZ-në e Shqipërisë, që të ndanim eksperiencën shumë pozitive të mirë, të procesit zgjedhor në Kosovë. Jemi vetëm një ditë para ditës së zgjedhjeve në Shqipëri dhe shpresojmë që prania e kolegëve tanë të Kosovës të jetë një gur i mirë për suksesin e këtyre zgjedhjeve, të paktën të marrim diçka nga suksesi i zgjedhjeve të Kosovës”, tha ai.
E kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se po qëndrojnë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të marrin përvojat nga reforma zgjedhore.
“Ne erdhëm që të vëzhgojmë zgjedhjet në Shqipëri dhe gjithsesi të shohim ato risit të cilat u futen në kodin zgjedhor të Shqipërisë dhe për të cilat ne kemi një interes të jashtëzakonshëm. Pra është identifikimi biometrik për herë të parë do të implementohen në Shqipëri dhe ne kemi shpreh interesin që të shohim mënyrën. Patëm kënaqësinë që së bashku me komisionerin të diskutojmë të gjitha këto risi që tani së voni janë futur në kod zgjedhor dhe shpresojmë që gjatë ditës së sotme çdo gjë të shkojë për së mbari dhe do të këtë sukses”, tha Daka.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpreson se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të së dielës të shpallen brenda 48 orëve, ndërsa ato për kandidatë tha se do të marrin më shumë kohë.
“E kemi si një pasqyrë procesin zgjedhor të Kosovës, dhe kemi marrë të gjitha masat që të paktën rezultatin për subjektet zgjedhor parti politike, dhe koalicione të kemi brenda 48 orëve… Për kandidatët besoj do të zgjasë. Për kandidatët fitues zgjat edhe atje (Kosovë). Të paktën të bëjmë gjithçka edhe nga pikëpamja organizative KQZ e ka bërë gjithçka që rezultatin e zgjedhjeve të paktën për parti politike dhe koalicione ta kemi Brenda 48 orëve”, tha ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje