LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha tregon se pse i pëlqen të publikojë video të formave të saj të bujshme të trupit

Bebe Rexha tregon se pse i pëlqen të publikojë video të formave të saj të bujshme të trupit

Albumi i dytë i Bebe Rexhës, “Better Mistakes”, është vetëm dy javë larg lansimit, dhe ashtu si sugjeron titulli i albumit që në shqip do të thotë “gabime më të mira”, këngëtarja është duke u zhvilluar në një version më të mirë të vetes.

Një nga mënyrat se si ajo po e arrin këtë qëllim është duke publikuar fotografi apo video të trupit pa filtra në rrjetet sociale dhe duke inkurajuar fansat e saj të bëjnë të njëjtën gjë.

Ndërsa bisedoi me gazetarin Graeme O’Neil të ET Canada, 31-vjeçarja u tregua e hapur në lidhje me reagimin ndaj një prej postimeve të saj më të fundit në Instagram, në të cilën ajo tregoi trupin e saj me bikini, duke shkruar në mbishkrimin e sa videos: “Kofshët e trasha shpëtojnë jetë”.


View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Ndihem sikur njerëzit me të vërtetë dëshirojnë të vërtetën”, tha ajo për postimin e saj.

“Gjithmonë e gjej veten duke luftuar me këtë sepse jam si: ‘Oh, unë dua të jem perfekte dhe dua të dukem perfekte, dhe dua që njerëzit të më pëlqejnë mua’, por pastaj jam si: ‘Unë dua të bëhem vetvetja’. Unë nuk kam pse të dëshiroj gjithmonë të postoj fotografi të mia, me makijazh apo photoshop gjatë gjithë kohës”, tha Rexha përgjatë intervistës.

Artistja e nominuar për çmimin “Grammy” gjithashtu po vazhdon t’i kthejë në realitet këngët e saj të fundit, ashtu siç bën edhe me baladën e saj më të re “Sabotage”, e cila e përshkruan këngëtaren duke luftuar me prirjen e saj për të sabotuar gjërat dhe njerëzit që ajo do.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Rexha pranoi se ndërsa vetë-saboton “gjatë gjithë kohës”, ajo ka mësuar të zgjedhë veten.

“Isha si: ‘Do të ushqehem aq mirë dhe do të mbaj një dietë të mirë”, kujton ajo për një moment vetë-sabotues.

“Një nga miqtë e mi u vaksinua plotësisht dhe ishte si: ‘Oh, dhe unë po marr vaksinën sot’. Dhe ajo ishte si: ‘Mirë, a mund të vij?’ Dhe unë i thash: ‘Në rregull, e sigurt, mirë’. Kështu që ajo erdhi dhe ne porositëm pica dhe kjo nuk është pjesë e ushqimit të shëndetshëm. Pra, ky ishte padyshim, siç mund të thuash, një moment sabotazhi . Por, e dini, kjo është ajo që ka të bëjë me jetën”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Përjetimet personale në jetën e saj gjithashtu luajtën një rol të madh në emërtimin e albumit të saj të dytë në karrierë.

“Mendova se kur isha në të 20-at, isha si në rregull, do të bëhem 30 vjeç dhe gjithçka do të jetë ashtu, do të marr, e dini, rrituni dhe gjithçka do të ketë kuptim”.

“Pastaj ndërsa rritesh, ti je si: ‘Oh, nuk e di, unë ende nuk e di përgjigjen për shumicën e gjërave në këtë univers, por di më shumë dhe shpresoj të marr vendime më të mira'”, thekson ajo.

Si rrallë herë, Bebe Rexha shkruan në shqip dhe iu drejtohet shqiptarëve që kritikojnë: Në vend që ta ngrejmë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin
Lexo po ashtu Si rrallë herë, Bebe Rexha shkruan në shqip dhe iu drejtohet shqiptarëve që kritikojnë: Në vend që ta ngrejmë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin

Më tej Bebe Rexha vazhdoi: “Në vend që të shkoni për dhjetë gota pije alkoolike, ju shkoni për disa gota verë të kuqe dhe shpresoni se nuk do të keni një natë e çmendur. Por, thjesht duke bërë gabime më të mira ose duke u përpjekur të bëj gabime më të mira në jetën time dhe të mësoj prej tyre dhe të bëhem një e rritur aktuale. Të qenurit e rritur”, u shpreh ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=GMzjEM7jnU4&feature=emb_title

Albumi i dytë në karrierën e saj me titull “Better Mistakes” do të publikohet i plotë më 7 maj. /Telegrafi/

Kopertina e albumit “Better Mistakes” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori