Universiteti i Oksfordit arrin qëllimin për një vaksinë të malaries me efikasitet të lartë
Një vaksinë kundër malaries ka treguar efikasitet rekord në një provë të Fazës II
Studimi është publikuar nga Universiteti i Oksfordit, duke rritur shpresat se një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë mund të vihet nën kontroll, më në fund.
Vaksina, e zhvilluar nga Oxford dhe e njohur si R21, tregoi deri në 77% efikasitet në një provë në Burkina Faso, tha universiteti në një deklaratë. Ai theksoi se kjo vaksinë ishte e para që përmbushi qëllimin e OBSH-së për një vaksinë të malaries me të paktën 75% efikasitet.
“Këto janë rezultate shumë emocionuese që tregojnë nivele të pashembullta të efikasitetit nga një vaksinë që është pritur mirë në programin tonë të provës,” tha Halidou Tinto, hetuesi kryesor i provës, në një deklaratë.
“Ne shpresojmë që prova e ardhshme e Fazës III të demonstrojë të dhëna në shkallë të gjerë të sigurisë dhe efikasitetit për një vaksinë që është shumë e nevojshme.”
Studimi përfshiu 450 fëmijë të moshave nga 5 deri në 17 muaj, që u ndoqën për 12 muaj. Ata u ndanë në tre grupe dhe studiuesit raportuan se grupi me dozë më të lartë kishte 77% më pak gjasa për të marrë sëmundjen, ndërsa grupi me dozë më të ulët, 71%.
Po ashtu, u vu re se nuk kishte asnjë efekt anësor serioz në lidhje me vaksinën.
Studiuesit do të kryejnë një provë të Fazës III për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin në shkallë të gjerë, në 4800 fëmijë të moshës 5-36 muaj, në të katër vendet afrikane.
Sipas deklaratës zyrtare, në të ardhmen, universiteti dhe partnerët e tij shpresojnë të jenë në gjendje të prodhojnë të paktën 200 milionë doza në vit, të cilat do të kishin një ndikim të madh në shëndetin publik nëse arrihet licencimi.
Malaria është një sëmundje parazitare që transmetohet përmes kafshimit të mushkonjave femra Anopheles. Ajo është e parandalueshme dhe e shërueshme, megjithatë rreth 435,000 njerëz vdesin prej saj çdo vit, shumica fëmijë më të vegjël se 5 vjeç.
Rajoni i Afrikës ishte vendi i 94% të të gjitha rasteve të malaries dhe vdekjeve në vitin 2019, sipas OBSH.
Burimi: CNN, Class
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij