LAJMI I FUNDIT:

Nga mision i mjekëve ndërkombëtar, trajtohen 29 fëmijë me probleme në zemër

Nga mision i mjekëve ndërkombëtar, trajtohen 29 fëmijë me probleme në zemër

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, pritën në takim një ekip të mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”.

Ky ekip për një javë ka kryer intervenime  kardiologjike dhe kardiokirurgjike të fëmijëve kosovar.

Me këtë rast, Drejtori i ShSKUK-së, dr. Krasniqi, falënderoi përfaqësuesit e organizatës në fjalë dhe stafin shëndetësor të cilët  përmes operacioneve të kryera kanë ndihmuar fëmijët që kishin probleme me zemër.


Ai njoftoi se gjatë këtij misioni janë kryer 11 operacione tek fëmijët me defekte në zemër, përfshirë edhe një fëmijë 2 muajsh me peshë 3 kilogramë,  e poashtu janë kryer 18 intervenime në Kardiologji Invazive- Diagnostike.

Fjalë mirënjohëse për ekipin dhe shoqatën që organizoi këtë mision, pati edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai tregoi angazhimet që po bënë Ministria e Shëndetësisë, duke ofruar bashkëpunim të mëtejmë, në të mirë të avancimit të shërbimeve shëndetësore.

Dr. Mazllum Belegu, tregoi për organizmin e bërë dhe për punën që është kryer si në aspektin organizativ edhe në atë praktik gjatë ndërhyrjeve tek fëmijët.

Ai u shpreh i kënaqur me punën e bërë dhe bashkëpunimin edhe me stafin shëndetësor të klinikave të QKUK-së.

Dr. Françesko Santoro, njoftoi se intervenimet janë kryer me sukses dhe fëmijët aktualisht kanë gjendje të mirë shëndetësore. Poashtu, u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin me mjekët dhe stafin tjetër shëndetësor nga Kosova.

Ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët dr. Françesko Santoro dhe dr. Ribiera Santoro, nga kardiologët dr. Herbert Stern dhe dr. Roberto Tumbarello, me kolegë të tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori