LAJMI I FUNDIT:

S’do të ketë më vaksinime në Prishtinë, u shpenzuan dozat që ishin në dispozicion

S’do të ketë më vaksinime në Prishtinë, u shpenzuan dozat që ishin në dispozicion

Ndërprehet procesi i vaksinimit deri në ardhjen e dozave të reja të vaksinave.

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët në Komunën e Prishtinës se në Qendrën e vaksinimit te salla “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim.

Ko për shkak  se dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha.


Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion.

Ndryshe, Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër coronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Pra, aktualisht Kosova në dispozion ka vetëm rreth 1.900 doza të vaksinës.

Është thënë që Kosova do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Bashkimi Evropian më 20 prill njoftoi se deri në muajin gusht do të furnizojë Kosovën me 95,000 vaksina kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNtech në kuadër të një ndihme për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, të premten në Kosovë janë shënuar edhe tetë viktima të reja nga coronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) thuhet se dy viktima janë regjistruar në Kamenicë dhe nga një në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Prizren.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publik janë testuar edhe 3.146 mostra të dyshimta, prej të cilave 356 kanë dalë pozitive në coronavirus. Pra, 11 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.

COVID-19, deri tani 21 mijë të vaksinuar - Kosova në pritje të kontingjenteve tjera me vaksina 
Lexo po ashtu COVID-19, deri tani 21 mijë të vaksinuar - Kosova në pritje të kontingjenteve tjera me vaksina 

IKSHPK njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 680 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 11.034.

Përfshirë edhe këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë, që nga marsi i vitit 2020, ka arritur në 103.480, prej të cilëve 90.328 janë shëruar ndërsa 2.118 kanë vdekur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori