LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Nuk guxon më të ndodh që AKI-ja të mbetet gjatë pa drejtor, vakuumi institucional ka lënë pasoja

Musliu: Nuk guxon më të ndodh që AKI-ja të mbetet gjatë pa drejtor, vakuumi institucional ka lënë pasoja

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu pas përfundimit të mbledhjes së këtij komisioni, tha para mediave se vakumi institucional ka lënë pasoja në AKI.

Ajo u shpreh se në bazë të asaj çfarë raportoi para komisioni, zëvendësdrejtoresha e AKI-së, Vlora Hyseni u kuptua se nuk bënë të ndodhë më kurrë që AKI-ja të mbetet kaq gjatë pa drejtor.


“Sot kishim mbledhje të rregullt të komisionit, ku në raportim kishim zv.drejtoreshën e AKI e cila nga dhjetori deri më 15 prill ka ushtruar edhe detyrën e drejtori nga vakumi institucional që është krijuar me mos zgjedhjen e drejtori të ri.

Mbledhja shkoj në frymën normale dhe zëvendësdrejtoresha na njoftoj për punën dhe deputetët parashtruan pyetje të shumta dhe mund të konstatoj që përmes këtij raportimi u nënkuptua që vakumi institucional ka lënë gjurmë në këtë institucion dhe duhet të kemi parasysh që një shtyrje kaq e gjatë pa drejtor të AKI-së nuk duhet të ndodhë më të ardhmen kushdo qoftë në krye të shtetit apo kushdo që ka qenë paraprakisht, nuk guxon në asnjë formë për interesa personale e politika ditore, institucioni më vital I shtetit të ketë vakum kaq të gjatë në zgjedhje të drejtorit”, u shpreh Musliu.

Kujtojmë se ditë më parë në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është emëruar Petrit Ajeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori