LAJMI I FUNDIT:

Schallenberg: Shkupi dhe Sofja në mënyrë bilaterale të zgjidhin kontestin

Schallenberg: Shkupi dhe Sofja në mënyrë bilaterale të zgjidhin kontestin

Pavarësisht se kur formohet Qeveria e re në Bullgari, të dy palët nuk duhet të humbin kohë dhe duhet të ndërmarrin hapa konkretë për t’u afruar me njëra-tjetrën në mënyrë që të hapin rrugën për fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur. Jam i inkurajuar nga fakti që partitë me një agjendë të theksuar nacionaliste nuk u shpërblyen nga votuesit bullgarë, thotë për MIA-n shefi i diplomacisë austriake Alexander Schallenberg.

“Isha thellësisht i zhgënjyer me pamundësinë për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut. Çështjet bilaterale dhe historike duhet të ndahen nga ky proces. Ne do të shohim se si dhe kur mund të formohet një Qeveri e re në Bullgari. Kurdoherë që kjo të ndodhë, të dy palët nuk duhet të humbasin kohë dhe duhet të ndërmarrin hapa konkretë për t’u afruar me njëra-tjetrën në mënyrë që të hapin rrugën për fillimin e bisedimeve të pranimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Schallenberg në pyetjen sa realiste janë pritjet për të filluar negociatat me BE gjatë presidencës portugeze.

Sipas tij, është e rëndësishme të gjendet zgjidhje në mënyrë dypalëshe në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pa vendosur këto çështje në procesin e zgjerimit dhe nëse është i nevojshëm ndërmjetësim i palës së tretë, tha ai, të dy vendet duhet të gjykojnë vetë.


“Nëse ata arrijnë në atë konkludim, Austria është gjithmonë e gatshme të ofrojë aftësitë e saj”, tha Schallenberg.

Në lidhje me non-pejperin për ricaktim të kufijve të Ballkanit, e cila pretendohet se erdhi nga kryeministri slloven Janez Jansha, shefi i diplomacisë austriake, nuk sheh asnjë arsye për më shumë të komentoj në lidhje me të, për shkak të autorësisë ende të paqartë të dokumentit.

“Sidoqoftë, një gjë duhet të jetë e qartë dhe Austria ka qëndrim të prerë në lidhje me këtë: integriteti territorial i Bosnje dhe Herzegovinës nuk është i disponueshëm në asnjë rrethanë”, tha Schallenberg.

Në intervistën e plotë që MIA do të publikojë nesër, Schallenberg gjithashtu flet për rolin e Vjenës si koordinatore e ndihmës së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe shpërndarjen e paralajmëruar të 651.000 dozave të vaksinës “BioNTech/Pfizer”, nga të cilat 119.600 për Maqedoninë e Veriut, mbi pozicionin e Vjenës rreth vendosjes së certifikatës digjitale jeshile, e ashtuquajtura procesi i pasaportave, mbi procesin e shpërndarjes së vaksinave brenda vetë BE-së dhe nëse Bashkimi Evropian ka dështuar në testin e parimeve të veta të solidaritetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori