LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora fotografohet duke bërë ‘shopping’, teksa nuk nguron ta bëjë vet grimin para pasqyrës në dyqan

Rita Ora fotografohet duke bërë ‘shopping’, teksa nuk nguron ta bëjë vet grimin para pasqyrës në dyqan

Rita Ora e trajtoi veten me një zbavitje duke bërë pazar në Sydney të enjten.

Ylli i muzikës pop u pa duke blerë deri në tregun e madh ‘Désordre Boutique’ në periferi të qytetit të Darlinghurst, shkruan DailyMail Australia.

Rita, e cila ka qenë duke e shfrytëzuar kohën e mirë në Australi përpara paraqitjes së saj në “The Voice”, dukej se kishte blerë një kostum të zi të përbërë nga pantallona dhe bluza mëndafshi.


Sapo mbërriti në butikun ekskluziv, Rita dukej se kishte ndërruar rrobat e saj sportive dhe atletet me kostumin elegant të pantallonave dhe një palë taka të gjata me dizajn koteleje.

Artistja e hitit “Body on Me” i kishte flokët të stiluara lirshëm rreth shpatullave të saj, dhe në një fazë u pa duke e grimuar veten në një nga pasqyrat e dyqanit.

Rita Ora pa komplekse, vazhdon të shijojë udhëtimet me biçikletë nëpër Sydney shoqëruar nga aktori Russell Crowe
Lexo po ashtu Rita Ora pa komplekse, vazhdon të shijojë udhëtimet me biçikletë nëpër Sydney shoqëruar nga aktori Russell Crowe

Duket se ishte një udhëtim i suksesshëm blerjeje, me Ritën që shihej duke kërkuar për këmisha.

Një asistent u pa gjithashtu duke dalë nga butiku me bluza mëndafshi dhe një numër çantash e veshjes htë ndryshme.

Rita ka qenë duke e shfrytëzuar kohën më të mirë në Australi që kur mbërriti në fillim të shkurtit për xhirimet e sezonit të ri të “The Voice Australia”.

Kohët e fundit ajo shijoi një largim luksoz në Sweven Estate në lumin Hawkesbury, ndoqi një lojë futbolli NRL dhe u pa me pushime në Byron Bay.

Rita gjithashtu është parë e shoqëruar me njerëz të famshëm si aktorin Russell Crowe, Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa Pataky, Matt Damon dhe Isla Fisher.

Në shkurt, Rita zbuloi se sa e lumtur është që i është bashkuar jurisë së “The Voice Australia”.

Ajo do të paraqitet në këtë spektakël së bashku me gjyqtarët e tjerë: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

Duke folur për The Daily Telegraph, Rita tha: “Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e ‘The Voice’ këtë vit”.

“Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin mahnitës këtu, le të shkojmë”.

Ajo shtoi: “Australia është shtëpia e disa muzikantëve dhe partnerëve të mi të preferuar që kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të punoja”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Rezi reagon pas daljes nga Big Brother VIP Kosova

Rezi reagon pas daljes nga Big Brother VIP Kosova

Magazina
Elon Musk bëhet viral me deklaratën për vajzën e tij transgjinore: Virusi i të menduarit 'woke' më vrau djalin tim

Elon Musk bëhet viral me deklaratën për vajzën e tij transgjinore: Virusi i të menduarit 'woke' më vrau djalin tim

Magazina
Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Si i mban linjat e trupit Melania Trump? Zonja e Parë thotë se nuk ha kurrë peshk të gjallë dhe konsumon shtatë porcione me fruta në ditë

Si i mban linjat e trupit Melania Trump? Zonja e Parë thotë se nuk ha kurrë peshk të gjallë dhe konsumon shtatë porcione me fruta në ditë

Magazina
Kalo në kategori