LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora pa komplekse, vazhdon të shijojë udhëtimet me biçikletë nëpër Sydney shoqëruar nga aktori Russell Crowe

Rita Ora pa komplekse, vazhdon të shijojë udhëtimet me biçikletë nëpër Sydney shoqëruar nga aktori Russell Crowe

Rita Ora ka shfrytëzuar në maksimum kohën e joproduktive të saj në Sydney, duke përfshirë argëtimin me disa miq të famshëm.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, 30 vjeçe, shijoi një tjetër udhëtim me biçikletë nëpër Newtown të Sydneyt me aktorin Russell Crowe, 57 vjeç dhe të fejuarën e tij, Britney Theriot, gjithashtu 30 vjeçe, të mërkurën, vetëm disa ditë pasi panë pjesë të tjera të qytetit australian, shkruan DailyMail.


Rita dukej tërheqëse në geta të zeza dhe një bluzë të zezë, që tregonte barkun e e saj të sheshtë, ndërsa miqtë e saj të rinj veshën ansamble të ngjashme – në një shëtitje që edhe një herë la fansat të çuditur se si dhe ku këngëtarja shqiptare u bë mike kaq e afërt me çiftin australian.

Rita kombinoi veshjen e saj sportive të zezë me një palë atlete të markës “Nike” të kuqe, të bardha dhe të zeza, të cilat i kombinoi me çorape të bardha. Ajo më vonë veshi një xhaketë të zezë me kapuç dhe mbante një çantë shpine të zezë.

Këngëtarja e hitit “Bang Bang” zgjodhi për aksesorë disa gjerdanë dhe rrathë të shtresuar, një palë vathë kryq. Ajo po ashtu kishte vënë një palë syze dielli të zeza të markës ‘Gucci’ dhe një kapele bejsbolli të markës ‘Calvin Klein’.

Flokët e saj të gjatë bionde ishin lënë të lëshuara poshtë kapelës dhe ajo dukej se kishte dalë jashtë pa bërë makijazh. Ndërkohë, Russell zgjodhi një palë pantallona të shkurtra të zeza të markës “Nike” dhe një këmishë me mëngë të markës “Ralph Lauren”.

Aktori i “Unhinged” gjithashtu kishte veshur atlete gri, portokalli dhe blu, dhe një palë doreza të zeza për biçikletë. Flokët e tij të gjatë kafe ishin të lidhura përsëri në formë bishti.

Rita u pa gjithashtu duke biseduar me të fejuarën e aktores së Russell Britney.

Ajo gjithashtu mbante të veshur një bluzë të zezë me kapuç dhe atlete bardh e zi, dhe flokët e saj të gjata bionde ishin modeluar në dy gërsheta. Britney mbante një raketë tenisi, kapele bejsbolli dhe shishe pije.

Rita, Russell dhe Britney më vonë u panë duke lëvizur rrugëve të Newtown me biçikletat e tyre.

Ndërsa treshja kalon gjithnjë e më shumë kohë së bashku, fansat kanë qenë të etur të pyesin se si ata krijuan një miqësi, duke pasur parasysh diferencën e tyre të madhe në moshë dhe vendndodhjet në anët e ndryshme të globit.

Treshja u shëtitën së bashku me biçikleta dhe secili prej tyre mbanin helmeta.

Nuk është hera e parë që Rita dhe Russell janë vërejtur duke u shëtitur me biçikletat e tyre së bashku nëpër rrugët e Sydneyt.

Rita dhe Britney gjithashtu duket se kanë krijuar një miqësi të ngushtë dhe u panë duke ndaluar për të biseduar gjatë udhëtimit të tyre.

Në një moment, ata u ulën në një stol dhe vazhduan bisedën e tyre, me Russellin që nuk dukej askund.

Përveç ngasjes së biçikletave, Rita dhe Britney shoqëruan Russell në një fotosesion me ekipin e rgabit, South Sydney Rabbitohs.

Rita u takllua me lojtarët e ragbit dhe realizoi fotografi të shumta me ta.

Ora udhëtoi për në Australi në muajin shkurt përpara paraqitjes së saj si një nga trajnerët e sezonit të ri “The Voice Australia”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori