LAJMI I FUNDIT:

A mendojnë këta njerëz apo zvarriten mbi dhé?!

A mendojnë këta njerëz apo zvarriten mbi dhé?!

Nga: Elona Caslli

Ajo që ma bën nervin kaçurrel është fjalia “Jam studiues filozofie dhe i shoh gjërat kthjellët”, ose “Vij nga Oksfordi dhe i di mirë këto gjëra” ose “Jam ekspert komunikimi”.

Dhe, ndërkohë që dëgjoj këto fjali delirante nga senatorët e gjimnazeve, ndërmend më vijnë Sabato dhe Borgesi.


Kur Sabato humbi të birin, dhimbjen e madhe nuk dinte si ta përshkruante dhe në romanin e tij citon një poet (emrin e të cilit nuk e kujtoj) që nuk ishte aspak i njohur dhe i famshëm, por që sipas Sabatos, kish përshkruar gjendjen e një prindi kur humb fëmijën vetëm me një pyetje- Ku ishte Zoti kur ti ike?!

Me pak fjalë, Sabato i madh  i referohet një poeti lokal, pa asnjë mendjemadhësi dhe krejt me përulje.

Ndërkohë, kur Sabato pyet Borgesin dhe i thotë” Çfarë bën?”, ai i përgjigjet: “Përpiqem të shkruaj diçka që kapërcen nivelin e një boce.”

Kujtojmë faktin se qoftë Sabato dhe qoftë Borgesi ishin mendje të ndritura, madje ishin aq të ndritura sa Emil Ciorani shprehet se nëse do të firmoste një utopi, do të ishte ajo që njerëzit të modeloheshin sipas Borgesit.

Dhe, përballë përunjësisë së këtyre mendjeve të ndritura, kur përballem me delirin e senatorëve të gjimnazeve ndërmend më vjen Kafka teksa shprehet: A mendojnë këta njerëz apo zvarriten mbi dhé?!

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Xhafer Deva, tmerri i Kosta Peçancit: Ky arnaut i vogël ka me na... deri në Nish!

Xhafer Deva, tmerri i Kosta Peçancit: Ky arnaut i vogël ka me na... deri në Nish!

Kulture
Kalo në kategori