LAJMI I FUNDIT:

Çekia zvogëlon sërish stafin e ambasadës ruse në Pragë

Çekia zvogëlon sërish stafin e ambasadës ruse në Pragë

Republika Çeke u ka kërkuar më shumë diplomatëve rusë që të largohen nga ky vend, pasi tensionet në mes të të dyja vendeve përshkallëzohen rreth rolit të dyshuar të Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës të 2014-ës në një depo armësh në tokën çeke.

Ministri i Jashtëm çek Jakub Kulhanek ka thënë më 22 prill se Rusia nuk do të lejohet të ketë më shumë diplomatë në Pragë, sesa numri i zyrtarëve çekë që aktualisht janë në ambasadën e saj në Moskë.

Ai nuk ka përmendur sa zyrtarë të ambasadës ruse do të preken nga ky vendim, mirëpo në një intervistë për gazetën online Lidovky.cz, të publikuar më 21 prill, ai ka thënë se rreth 60 zyrtarë të ambasadës ruse do të dëbohen, nëse Moska injoron afatin e fundit – apo 22 prillin -të vendosur nga Çekia për të lejuar kthimin në punë të diplomatëve çekë, raporton evropaelire.


Moska, e cila ka marrë vendimin për dëbim të diplomatëve në shenjë hakmarrjeje, ka thënë se ultimatumi i vendosur nga Republika Çeke, është “i papranueshëm”.

“Ne do të zvogëlojmë numrin e diplomatëve në ambasadën ruse në Pragë, për të barazuar numrin e stafit tonë në Moskë”, ka thënë Kulhanek, në një konferencë për media, pas kalimit të afatit të fundit.

“Vendimi do të zbatohet nga sot. Rusia ka kohë deri në fund të majit për të kthyer stafin”, ka shtuar ai.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se do të përgjigjet “shpejt” ndaj njoftimit çek.

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Amerika
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

Amerika
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Putin “zbut fjalët”, tani thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën

Putin “zbut fjalët”, tani thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën

Botë
Ukraina ka arritur 'shumë' në ofensivën në rajonin Kursk të Rusisë, thotë shefi i NATO-s

Ukraina ka arritur 'shumë' në ofensivën në rajonin Kursk të Rusisë, thotë shefi i NATO-s

Botë
Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Evropa
Kalo në kategori