LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që ta rregulloj çështjen e tregut të energjisë

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që ta rregulloj çështjen e tregut të energjisë

Rregullimi i tregut të energjisë, liberalizimi, Ligji i Naftës dhe pasojat e shkaktuara nga pandemia COVID-19 te bizneset duhet të trajtohen në Kuvendin e Kosovës.

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot është mbajtur një takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të biznesit dhe Kuvendit për trajtimin e kërkesave dhe shqetësimeve që mund të kenë odat ekonomike.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala shprehi gatishmërinë për çdo iniciativë sociale dhe ekonomike që duhet trajtuar nga Kuvendi për komunitetin e biznesit.


“Ne do ti trajtojmë të gjitha shqetësimet e odave ekonomike, duke shqyrtuar ato me anë të ligjeve”, tha ai, përcjell KP.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ngriti në këtë takim disa shqetësimeve që kërkojnë të trajtohen sipas tij nga kuvendi.

Rukiqi tha se rregullimi tregut të energjisë, liberalizimi, Ligji i Naftës dhe pasojat e shkaktuara nga pandemia tek bizneset duhet të trajtohen në Kuvend.

Për këtë ai tha se bashkëpunimi me kuvendin është i një rëndësi të veçantë , pasi ligjet siç tha ai filtrohen në Kuvend.

“Ka ngecje për zbatim të disa ligjeve, prandaj na duhet një bashkëpunim me kuvendin kur ligjet ngecin së zbatuari dhe nuk ka rezultate edhe në përmirësimin e gjendjes ekonomike. Tregu i energjisë duhet të jetë prioritet për neve dhe për juve për tu trajtuar. Hapja e tregut duhet të ndodhë në disa faza. Po ashtu, edhe në vitin 2022 dhe 2023 do të vërehen pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19”, tha Rukiqi.

Në këtë takim Rukiqi për zonat e ekonomike vlerësoi se ka pasur dështim, për të cilat ai kërkoi funksionalizimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori