Të mërkurën në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, kanë pritur në një takim presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqin, dy nënkryetarët e KOK-ut, Gazmend Maxhunin e Milaim Kelmendin, si dhe këshilltarin e presidentit të KOK-ut, Besim Alitin.
Fetahu e ka njoftuar Krasniqin për aktivitetet e FBK-së për vitin 2021, e në veçanti për formalizimin e sistemit të edukimit të trajnerëve dhe në këtë aspekt ka thënë se ndihmë të madhe do të mund të kishte dhënë edhe KOK-u si institucioni më i lartë i sportit në vendin tonë.
Gjithashtu, kreu i FBK-së me theks të veçantë ka përmendur edhe një nga objektivat strategjike të FBK-së për vitet 2021-2025, “Femrat në Basketboll”, duke thënë se për herë të parë është formuar Përfaqësuesja A e Femrave, që gjatë verës do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.
Për këtë, FBK ka kërkuar mbështetje nga KOK-u nëpërmjet programit të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Drejtuesit e lartë të FBK-së po ashtu kanë premtuar vazhdimin e bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Kosovës, si një institucion shumë i rëndësishëm në zhvillimin e sportit në vendin tonë.
Në anën tjetër, numri një i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e ka përgëzuar Fetahun për punën e tij dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe e ka vlerësuar FBK-në si partner të fuqishëm në zhvillimin e sportit në Kosovë. Krasniqi premtoi përkrahje për edukimin e trajnerëve të basketbollit, duke theksuar se, Bordi i KOK-ut shumë shpejt do të dalë me një vendim të krijimit të Akademisë Olimpike dhe premtoi përkrahje nga KOK-u për Federatën e Basketbollit të Kosovës, si dhe Federatat tjera Sportive në vendin tonë.
Krasniqi po ashtu premtoi se, bashkëpunimi mes FBK-së dhe KOK-ut do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen nëpërmjet projekteve të ndryshme të përbashkëta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve
Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United
Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit